Kronika 30 January 2026, 12:16 Nga VNA

Plagos djalin me thikë pas një konflikti, arrestohet 58-vjeçari në Bulqizë

Ndaje në Whatsapp
Plagos djalin me thikë pas një konflikti, arrestohet 58-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Ostren të Bulqizës, ku një 58-vjeçar ka plagosur me thikë djalin e tij 29-vjeçar.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, rreth orës 23:00 të datës 29 janar 2026, shtetasi me inicialet B.N., pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) djalin e tij K.N., brenda banesës së tyre.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë shkuar në vendngjarje, ku falë reagimit të shpejtë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Autori i dyshuar është kapur dhe arrestuar në flagrancë, ndërsa mjeti prerës i përdorur në ngjarje është sekuestruar.

I riu i plagosur është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme