Kronika 30 September 2025, 12:01 Nga VNA

Pjesë e organizatave kriminale/ Arrestohet 46-vjeçarja në Durrës

Ndaje në Whatsapp
Pjesë e organizatave kriminale/ Arrestohet 46-vjeçarja në

Një 46-vjeçare e dënuar me 13 vite e 6 muaj burg në Itali për trafikim narkotikësh dhe pjesëmarrje në organizata kriminale është arrestuar në Durrës.

Operacioni i koduar “Arachne”, i zhvilluar nga Policia e Durrësit, çoi në kapjen e Edisnarda (alias Edisnajda) Shapkës, e cila ishte në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Ajo do të vuajë dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit të Bolonjës, ndërsa Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për shtetasen.

 

Durrës

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Arachne”.

Kapet dhe vihet në pranga një 46-vjeçare e dënuar nga Gjykata e Apelit e Bolonjas, Itali, me 13 vjet e 6 muaj burgim, për trafikim të narkotikëve, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për lokalizimin dhe arrestimin e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, kanë finalizuar një tjetër operacion për këtë qëllim.

Bazuar në informacionet e marra, në kuadër të operacionit të koduar "Arachne”, u bë lokalizimi dhe arrestimi i shtetases në kërkim, Edisnarda (alias Edisnajda) Shapka, 46 vjeçe, banuese në Durrës.

Gjykata e Shkallës e Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin nr. 169, datë 27.09.2025, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit "Arrest në burg", parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për këtë shtetase, në funksion të njohjes dhe ekzekutimit të vendimit penal të Gjykatës së Apelit të Bolonjas, Itali, të vitit 2020, mbi bazën e të cilit është dënuar shtetasja Edisnarda (alias Edisnajda) Shapka, me 13 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale "Organizata kriminale" dhe "Trafikimi i lëndëve narkotike".

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme