Kronika 15 Shtator 2025, 17:00 Nga VNA

'Piramidat online', zbardhen dëshmitë e viktimave të mashtrimit. Si funksiononte skema që zhvati 580 qytetarë

Ndaje në Whatsapp
'Piramidat online', zbardhen dëshmitë e viktimave të

Zbardhet mekanizmi sesi u mashtruan qindra qytetarë në Divjakë, Lushnje e Fier përmes skemave piramidale online. Hetimet që çuan në pranga 6 persona, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim, nisën pas një referimi që drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike bëri pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Hetuesit e zbërthyen skemën mashtruese përmes agjentëve të infiltruar, ndërsa më poshtë zbardhen dhe dëshmitë e personave që janë viktima të mashtrimit përmes platformës Xuex, përfshirë dhe zyrtarë vendorë në këto qytete.

Detajet e dosjes hetimore

Nga verifikimet e kryera në terren u konstatua se në hyrje të qytetit të Lushnjës në rrugën "Shëtitorja e Palmave", ndodhet bar-restorant “La Bonta” në pronësi të Arbër Çela. Në hyrje të këtij subjekti në pjesën e vitrinës së xhamit ishin të ngjitura dy postera, të cilët reklamonin platformën “Xuex”. Në njerën reklamë është postuar "EG Group Investment XUEX” Investim një herë = Përfitime të përjetshme". Tek reklama tjetër shkruhej "EG Group Investment XUEX; “Projekt investimi afagjatë, punë ekipore, sinjale tregtare, shumë shpërblime”. Në ambjentin e përshkruar sipas të dhënave bëhen investime në platformën "Xuex", e cila dyshohet se është një skemë mashtruese piramidale. Policia ka vendosur të infiltrojë agjentët e saj me qëllim që të zbërthente skemën dhe të identifikonte personat përgjegjës.

Agjentët policisë kanë shkuar në këtë bar restorant dhe kanë marrë kontakt me kamarierin, të cilin e kanë pyetur për posterin që ishte afishuar në derën kryesore të lokalit, se si funksionon dhe si mund te bëhen pjesë e kësaj platforme.

Kamarieri Emanuel Taullau, i ka thënë se ai ishte pjesë e platformës dhe mund t’i bënte dhe ata pjesë të saj ose mund ti ndihmonte një person tjetër, që tha se është pronari lokalit dhe theksoi se i flisnin me pseudonimin “Profesori”.

Agjentët e infiltruar e kanë pyetur kamarierin rreth shumës që duhet të depozitohej për të hapur platformën dhe ai ju ka thënë:”Minimum i shumës që duhet të depozitosh që të jesh pjesë e platformës është shuma minimale rreth 1000 dollarë. Ai ju ka treguar se mund t’i gjenim dhe në disa grupe në rrjetin social Telegram. Gjate bisedës kamarieri ju ka treguar se në zonën e Divjakës, ku theksoi se ishte qendra e platformës kishte një pjesëmarrje të madhe individësh. Punonjësit e policisë i kanë kërkuar kamarierit informacion se ku mund të hyjnë në platformën “XUEX” dhe ai i është përgjigjur se: “Mund të merrni kontakt me mua në çdo moment të mundshëm”.

Të nesërmen agjentët e policisë kanë shkuar sërisht në bar restorant “La Bonta”, ku kanë marrë kontakt me kamarierin, i cili iu ka prezantuar kolegun e tij, kamaerierin tjetër Flavio Mukaj. Ky i fundit do ti bënte pjesë të një grupi në rrjetin social “Telegram”.

Në momentin që shtetasit Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj, kanë bërë regjistrimin e agjentit në Binance dhe e kanë bërë pjesë të grupeve në aplikacionin Telegram, duhej bërë pagesa prej 1000 (një mijë) dollarësh, në platformën Xuex. Në dosjet thuhet se Emanuel Taullau, ishte personi që bëri transferimin e parave nga llogaria e tij në platformën Xuex, ku 100 dollarë i mori nga llogaria e Flavio Mukaj dhe i hodhi në llogarinë e tij. Më pas nga llogaria e tij bëri transferimin e 1000 (një mijë) dollarëve në total, në llogarinë e agjenit, në platformën Xuex. Agjenti i policisë i dha në dorë kamarierit që ishte në turn më datë 28.08.2025, në ato momente në bar restorant La Bonta, shtetasit Emanuel Taullau, shumën prej 100.000 (njëqind mijë) lekë. 

Organizatori

Policia akuzon si organizator të piramidave online Ereledio Shebekun, i cili rezultoi nga hetimet se nëpërmjet aplikacionit “Telegram”, ka të instaluar një platformë për tregëtimin e kriptomonedhave, e cila mban emrin “XUEX”. Në këtë faqe online ky shtetas ka hapur një grup me pesë persona, ku secili prej tyre investon vlera monetare në shumat që variojnë nga 1.000 deri në 5.000 dollarë. Ereledio Shebeku nëpërmjet këtij aplikacioni merr mesazhe nga një person që është identifikuar si “Leo Smith”, i cili dyshohet se është shtetas britanik, ku i fton të gjithë pjesëmarrësit që të futen në këtë platformë në orën 14:20 dhe në orën 19:20 të çdo dite, duke i kërkuar që ti bëjn “like” faqeve që ju dërgon ky shtetas në aplikacionin “Telegram”.

Nga ky investim të gjithë personat që luajnë në këtë platformë dhe bëjnë like përfitojnë shumën prej 1% të investimit të tyre. Pra çdo ditë e shtojnë investimin e tyre me 1% të vlerës së investuar. Investimin që disponojnë në telefon në platformën “XUEX”, shumën që duan të tërheqin e transferojnë në një llogari në “Binancë bankë” dhe nga kjo llogari këtë shumë e transferojnë në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri dhe më pas kryejnë tërheqjen e parave rregullisht, ku banka ju mban komision për këto tërheqje dhe ju jep kopje të mandatit të tërheqjes së parave. Të gjithë pjesëmarrësit që janë regjistruar në këtë platformë, paratë i derdhin në bankë në llogaritë e tyre bankare me pretendim se duan të investojnë në shitblerjen e kriptomendhave dhe blerje online.

Sipas informacionit në Bashkinë Divjakë në këtë platformë janë regjistruar rreth 580 persona, të cilët kanë investuar vlera që variojnë nga 1,000 (njëmijë) dollar deri në 5,000 (pesë mijë) dollar dhe të ardhurat e fituara në këtë platformë tërhiqen çdo 45 ditë.

Sipas informacionit shtetasi Ereledio Shebeku, ka futur në këtë platformë familjarët e tij dhe shumë persona të tjerë.

Në këtë platformë është futur shtetasja Brunilda Stefan Ndini, e datëlindjes 29.09.1986, banuese në Divjakë, e cila ka futur familjarët e saj dhe shumë persona të tjerë që janë punonjës në Bashkinë Divjakë, por edhe banorë të qytetit të Divjakës, si dhe nga fshatrat e Njësisë Administrative Tërbuf.

Këta persona dyshohet se janë në rolin e menaxherëve kryesor, pasi nga informacionet e marra në rrugë operative rekrutojnë dhe sigurojnë persona të ndryshëm, ku shtojnë grupe njerëzish dytësor dhe tretësor, me qëllim rritjen e fitimeve të tyre, duke bërë kështu të mundur funksionimin e skemës piramidale, të dyshuara mashtruese.

Në lidhje me situatën e përshkruar mësipër sipas të dhënave bëhen investime në platformën “Xuex”, e cila dyshohet se është një skemë e mirëfilltë mashtruese.

Dëshmia e pronarit të lokalit

Arber Çela, pronari i lokalit, që tashmë është në pranga, deklaroi se “unë kam investuar vetëm në platformën Xuex, në Txex jo dhe më ka sugjeruar nipi im V.Cani, i cili jeton jashtë shtetit. Të gjitha t’i mëson vet Joana dhe profesor Smith. Dua të them se të gjitha procedurat unë i kam mësuar nga grupi ku i dërgonin Joana dhe Leo Smith, me video. Unë kam bërë 2300 dollarë investim në fillim dhe se kjo është shuma që unë kam investuar vetëm 2300 dollarë. Unë kam investuar rreth datës 10 ose 11 Prill të këtij viti, pra 2025 dhe kam tërhequr, rreth 8-9 mijë USD. Unë këto para i kam tërhequr në Prizren, Kosovë. Kam shkuar vetëm një herë atje dhe ka qenë dje. Unë nuk kam ftuar njeri, por familjarët e mi kanë kërkuar vet të hyjnë. Dua të them se unë kam fituar në total aq diku tek 6 mijë dollarë, nga ky investim prej 2 000 dollarë që kam futur. Unë e kam menaxhuar vet platformën dhe nuk e ka menaxhuar askush tjetër”.

Dëshmia e kamarierit

Emanuel Taullau deklaroi se: “jam i punësuar si kamarier prej 4 vitesh në restorantin e quajtur “La Bonta” në qytetin e Lushnjes. Puna funksionon me 2 turne, paradite dhe pasdite. Turni i paradites fillon në orën 07:00-15:00 dhe turni i pasdites 15:00-23:00. Pronari quhet Arbër Cela dhe marrëdhënia imë me të është thjesht që unë punojë në biznesin që ai ka. Dua të them se nuk kam dijeni numërin e saktë të punonjësve dhe se unë paguhem 450 mij lekë të vjetra të cilat i marr në dorë në datën 10 të cdo muaji. Kam dëgjuar vetëm për platformën XUEX dhe kam investuar shumën e 1 milion lëkëve të vjetra në muajin Qershor të 2025. Platformën XUEX e kam njohur nga shoqëria pasi në një peruidhe kohe flitej shumë dhe nga të gjithë për këtë platformë. Për tu bërë pjesë e kësaj platforme unë kam marr një link që ma ka dërguar shoku dhe kolegu im Altin Quka. Investimi e kam kryer nëpermjet llogarisë bankare që unë kam në bankën Tirana. Nga llogaria bankare i kalova në Binanc dhe nga aty në platformën XUEX. Nuk është se me ka ndihmuar ndonjë njëri specifikisht pasi e kupttoj dhe vet pak. Në fillim unë kam investuar shumën e 600 mijë lekëve të vjetra. Shuma totale që unë kam investuar është 1 milion lekë të vjetra dhe konkretisht në platformën XUEX. Po shumën totale të investuar e kam kaluar në portofolin tim në Binanc. Kam tërhequr shumën totale prej 1 milion e 200 mijë lekë të vjetra. Unë nuk e kam tërhequr fizikisht këtë shumë por kam bër kalmin në Binanc dhe nuk kam ftuar asnjë person tjetër. Nuk kam pasur asnjë përfitim pasi nuk kam ftuar asnjë person. Unë jam i vetmi person që e ka menaxhuar dhe kam qënë pjesë e grupeve”.

Dëshmia e Marius Kodra

“Dua të them se unë kam qënë vet viktimë e këtij aktiviteti pasi kam humbur dhe vet shumën prej 400 euro. Sa i përket nëse unë kam pasur ndikim apo jo në ndonjë person tjetër për tu bërë pjesë e kësaj platforme unë kam biseduar vetëm me motrën time sepse kisha dëshuar nga shumë persona në qytetin e Tiranës që kishin përfituar shuma të medha nga kjo platformë por nuk kam influencuar tek askush që të bëhet pjesë e këtyre platformave. Kontaktin e parë e kam marrë në rrjetin e komunikimit Telegram me një shtetas të quajtur Ereledio Shebeku. Në total unë kam investuar shumën e 400 eurove dhe nuk kam ndikuar në asnjë person përvec se kur kemi diskutuar ndonjëherë me shoqërinë. Nuk kam informacione por kam dëgjuar rreth dy vajzave me emrin Bruna që kanë pasur përfitime dhe ishin aktive në grup por më shumë përflitej Ereledio. Dua të shpjegoj se ato mesazhe që unë i kam dërguar personit Leo Smith kan qënë për arsye se kisha dëgjuar se nëse e kërcënoje apo i bëje presion ai të kthente shumën e investuar mbrapsht. Unë ndihem shumë keq që ndodhem këtu, sepse unë jam një ndër personat që jam i gënjyer dhe i mashtruar nga kjo platformë”.

Dëshmia e Brunilda T.

“Prej rreth shtatë vitesh punoj në Bashkinë Divjakë, në pozicionin punonjëse në sektorin e turizmit. Në platformën TXEX nuk kam investuar, kurse në platformën XUEX kam investuar në shumën prej 1.000 USD, kjo ka qënë vlera fillestare. Platformën XUEX e kam njohur nga  rrjeti social Facebook, e cila më ka dal në reklama dhe aty kam klikuar linkun dhe jam rregjistruar në këtë platformë. Pasi jam rregjistruar, administratorja e kësaj platforme, e cila quhet Joanna më ka ftuar tek grupi i sinjaleve dhe më ftoj që të kontaktoja me Leo Smith. Leo Smith para se të jepte sinjalin mbante leksion edukimi financiar, pasi kjo ishte një botë kriptovalute e re për ne investitorët. Investimi e kam kryer nëpermjet llogarisë bankare që unë e kam në bankën Raiffeisen Bank. Nga llogaria bankare i kalova në portofolin dixhital Binanc dhe nga aty i kam kaluar në llogarinë time me emerin tim, në platformën XUEX. Nuk më ka ndihmuar asnjë person, jam rregjistruar vetë. Shuma totale që unë kam investuar ishte 1.000 USD në platformën XUEX dhe ka qënë në periudhën Vjeshtë 2024 por muajin nuk e mbaj mend. Po kam tërhequr dy herë nga 1000 Euro por periudha nuk më kujtohet dhe tërheqjen e kam bërë në bankën Otp Bank, në Divjakë. Dua të them se kam tërhequr disa herë të tjera vlera monetare në euro, në pika këmbimi valutor të liçensuara në Kosovë por nuk e mbaj mend se sa ka qenë vlera që unë kam tërhequr. Unë kam tërhequr nga platforma në portofolin tim dixhital Binancë dhe prej aty i kam hedhur në llogarinë time bankare në bankën OTP Bank. Jo nuk kam ftuar asnjë person tjetër por doja që edhe bashkëshorti im të fitonte para ashtu siç po fitoja unë dhe ai ka investuar së bashku me mua, në shumën prej 1.000USD. Kam ftuar vjerrën time e cila quhet Sofia T. por nuk e di shumën se sa ka investuar dhe dy shoqet e mia”.

Dëshmia e Elisabeta Xh.

‘Jam përdoruese e platformës XUEX, ndërsa TXEX nuk e njeh. Punoj pranë Bashkise Gramsh në rolin e Drejtoreshës së Sherbimeve Sociale dhe për herë të parë kam marrë dijeni në muajin mars nga kolegë të punës gjate një drake. Në një orë të caktuar gjatë drekës vura re dy kolege iu vinte nje sinjal në telefon dhe po kalonin kohë aty. U bëra kurioze dhe i pyeta se çfarë po bënin. E., me shpjegoi se ishte bërë pjesë e nje platforme, të cilën nuk e kuptonte shumë mirë dhe se dy herë në dite në orare te caktuara duhet të klikonte një pikë jeshile dhe se kjo i gieneronte para online. Pas bisedës hulumtova në interet dhe pyeta shokë e miq nëse kishin dijeni për platformën. Aty mora vesh se kishte persona të tjerë nga Gramshi, të cilët kanë marrë pjesë në të dhe se mënyra e investimit në këto platforma ishte me kripto. Bashkë me një shoqen time vendosëm ta provonim për tu regjistruar në platformë dhe pasi shkarkuam  XUEX ndoqëm hapat deri në fund të regjistrimit. Investova 1000 euro si kapital fillestar nga të cilat 3000 euro i ka kaluar në llogarinë në Binance dhe kam një shumë tjetër në platforme akoma pa tërhequr prej rreth 5000 eurosh. Për tërheqjen e parave bëra një provë duke i kaluar në bankë te Raiffaisen Bank ku kalova 100USD dhe në llogari më kaluan 7600 lekë të reja. Pasi ka provuar që funksiononte nuk bëra me tërheqje të tjera, por i lashë në llogarinë në Binance ku aktualisht kam 3014 USDT. Në lidhje me ftesën e personave të tjerë nuk e di nëse quhet ftesë por pasi është bërë virale në qytetin e Gramshit dhe gjate një dreke familjare, më pyetën bashkëshorti, motra, çuni i xhaxhait e kunati se si funksionon dhe jua kam shpjeguar. Motrën te cilën e kam të divorcuar ia kam transferuar  paratë nga llogaria e asj në Binance për ta ndihmuar pasi ka dhe dy fëmijë dhe kam dashur ta ndihmoj ndërsa të tjerëve u kam çuar linkun për regjistrim. Arsyeja pse ja ka shpjeguar motrës ka qenë për shkak se si investimi ashtu dhe tërheqja është bërë në mënyrë zyrtare dhe të deklaruar prandaj ka menduar se ishte dicka e ligjshme.

Video

Aktori i njohur spanjoll Javier Bardem shfrytëzoi skenën e çmimeve Emmy për të dhënë një mesazh politik të fortë lidhur me luftën në Gaza. Gjatë ceremonisë, Bardem deklaroi se “ajo që po ndodh në Gaza është genocid” dhe shtoi se nuk do të pranojë të punojë me asnjë kompani që, sipas tij, “justifikon apo mbështet genocidin”. Ai e mbylli fjalën e tij me thirrjen: “Free Palestine”,

Një fëmijë palestinez i lodhur e ka zënë gjumi mbi kofanon e një makine, pasi nuk gjeti asnjë vend ku të shtrihej gjatë shpërnguljeve të shkaktuara nga bllokada e vazhdueshme e Izraelit në Gazën.

Një vatër zjarri ka shpërthyer në zonën e gjelbëruar të Parkut të Butrintit, duke shkaktuar shqetësim për përhapjen e flakëve. Era e fortë që fryn në territor rrezikon të çojë zjarrin drejt brendësisë së parkut, duke kërcënuar habitatin natyror të mbrojtur.

Një dirigjent izraelit që mbrëmë performoi në Proms përdori rastin për të kritikuar vendin e tij për situatën në Gaza dhe njoftoi se përkohësisht nuk do të performojë më në Izrael, edhe pse vazhdon të jetojë atje. Ilan Volkov performoi me Orkestrën Simfonike Skoceze dhe iu drejtua audiencës në Royal Albert Hall pas duartrokitjeve të muzikantëve.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme