Kronika 4 May 2026, 09:57 Nga VNA

Pezullohet drejtori i Policisë së Durrësit pas aksidentit tragjik me dy fëmijë të vrarë

Ndaje në Whatsapp
Pezullohet drejtori i Policisë së Durrësit pas aksidentit tragjik

Pas aksidentit të rëndë në Durrës ku viktima mbetën fëmijë dhe një tjetër u plagos rëndë është pezulluar nga detyra drejtori i Policisë së Qarkut Durrës, Afrim Tafa. Burimet bëjnë me dije se në vend të tij është caktuar Ervin Hodaj.
Kryepolici Hita ka pezulluar po ashtu edhe zyrtarë të tjerë të lartë të të njëjtës drejtori.
Aksidenti ndodhi pasditen e djeshme ku fëmijët po luanin në trotuar dhe u përplasën nga automjeti “Mercedes-Benz ML” që drejtohej nga Nikollë Radaçi.

Policia e Shtetit

Nisur nga aksidenti shumë i rëndë i ndodhur dje, në qytetin e Durrësit, si pasojë e të cilit humbën jetën 2 të mitur dhe u dëmtua një tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, në zbatim të Rregullores së Policisë së Shtetit, ka pezulluar nga detyra, për performancë të dobët në përmbushjen e detyrave:

Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, Drejtues Afrim Tafa;
Zëvendësdrejtorin për Rendin dhe Sigurinë Publike të DVP Durrës, Kryekomisar Zija Sulaj;
Shefin e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Durrës, Kryekomisar Kreshnik Skëndo.
Gjithashtu, menjëherë pas ngjarjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit urdhëroi Drejtorinë e Policisë Rrugore për të ngritur një grup ekspertësh të cilët shkuan në vendngjarje për të analizuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për të vlerësuar nëse ka apo jo përgjegjësi në radhët e punonjësve të Policisë, për këtë rast.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme