Kronika 12 February 2026, 09:44 Nga VNA

Pezullohen 3 zyrtarë të IMT në Tiranë, akuzohen se nuk denoncuan një ndërtim pa leje në Selitë

Ndaje në Whatsapp
Pezullohen 3 zyrtarë të IMT në Tiranë, akuzohen se nuk

Prokuroria e Tiranës pezullon nga detyra 2 inspektorë dhe përgjegjësin e tyre në IMT, pasi nuk denoncuan ndërtimin e paligjshëm
Nga hetimet rezultoi e provuar se në rrugën "Valentina Pistoli", në Selitë, Tiranë, po kryheshin punime të dyshuara pa leje nga shtetasi D.G.
Inspektoret e terrenit për këtë zonë, ku u ndërtua banesa pa leje janë shtetasit Egnant Musaj  Shkëlqim Gaçi si dhe përgjegjësi i sektorit, shtetasi Virgjil Shehaj Nga hetimet, rezultoi se këta persona nuk pasqyruan faktin se në rastin konkret kishim të bënim me një ndërtim të paligjshëm, dhe nuk e informuan Kryeinspektorin se duhej të vendosej masë administrative, gjobë, të merrej vendim për prishje të këtij ndërtimi dhe më pas të depozitohej kallëzim penal nw prokurori.
Ndërtimi i paligjshëm sipas prokurorisw ka filluar të kryhet nga data 01.11.2021 dhe ka përfunduar në datë 19.04.2025 kur ndërkohë në datë 02.04.2025, u ushtrua kontroll nga punonjësit e IMT-së duke konsumuar në këtë mënyrë elementet e veprës penale të ‘Shpërdorimi i detyrës’ kryer në bashkëpunim.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme