Kronika 12 November 2025, 10:54 Nga VNA

Pezullim i zinxhirit komandues/ Plagosja në Rinas, AMP nis verifikim të brendshëm

Ndaje në Whatsapp
Pezullim i zinxhirit komandues/ Plagosja në Rinas, AMP nis verifikim

AMP ka nisur verifikim të brendshëm pas ngjarjes së ndodhur në rrethrrotullimin pranë Rinasit, ku mbeti i plagosur punonjësi i saj M.Sh.

Drejtori i Përgjithshëm, Eduart Merkaj, urdhëroi pezullimin e zinxhirit komandues të Forcës së Posaçme Operacionale deri në sqarimin e plotë të rrethanave. Agjencitë përgjegjëse dhe Policia e Shtetit po bashkëpunojnë për të verifikuar procedurat e rekrutimit të agjentit që prej shtatorit 2025.

Reagim i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

Nisur nga interesi i medias dhe ndjeshmëria e ngjarjes të ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, ku rezulton i përfshirë edhe punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, M.Sh, i cili ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore, AMP ka nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura si edhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit tij, prej shtatorit 2025.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Në komunikimet në vijim do të bëhen me dije rezultatet e këtyre veprimeve.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme