Kronika 7 December 2025, 10:04 Nga VNA

Përplasje në prokurorinë e Dibrës, shkak vetëm një makinë. Ja detajet e sherrit mes drejtuesit të institucionit dhe një prej prokurorëve

Ndaje në Whatsapp
Përplasje në prokurorinë e Dibrës, shkak vetëm një

Përplasje të forta në prokurorinë e Dibrës, mes drejtuesit të institucionit Abaz  Muça dhe një prej prokurorëve.

Burimet bëjnë me dije se konflikti ka nisur pasi drejtuesi i prokurorisë ka kthyer me mënyrë të paligjshme një provë material (automjet) që i ishte sekuestruar një personi të dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale, si përndjekja, kundërshtim i punonjësit të policisë dhe në fushën e narkotikëve.

Kthimi i makinës është bërë sipas burimeve në kundërshtim me ligjin, pasi prokurori i çështjes Urim Kalia ka urdhëruar që prova materiale të mos kthehej pasi çështja ndodhej në proces gjykimi. Por drejtuesi i institucionit ka urdhëruar verbalisht policinë për ta kryer një veprim të tillë.

Prokurori i çështjes Kalia ka nisur hetimet duke sekuestruar pamjet filmike, hyrje-daljet e mjetit nga komisariati i policisë. Pas marrjes dijeni për fillimin e hetimeve, policia e urdhëruar nga drejtuesi i prokurorisë ka kthyer përsëri mjetin në komisariat.

Pas administrimit të dëshmive të oficerëve, të cilët kanë deklaruar se janë urdhëruar nga drejtuesi i prokurorisë për të kryer një veprim të tillë, prokurori i çështjes ka regjistruar procedim penal për drejtuesin e prokurorisë dhe oficerët e komisariatit të policisë Dibër.

Burimet thonë se pasi drejtuesi i prokurorisë ka marrë dijeni për nisjen e hetimit, ka urdhëruar sekretarinë e prokurorisë që prokurorit të mos i kryhet asnjë shërbim për protokollimin e shkresave. Kjo ka detyruar prokurorin e çështjes që ta nisë pa shkrese përcjellëse dhe pa numër protokolli procedimin për kompetencë në Prokurorinë e Kukësit.

Burime pranë prokurorisë së Kukësit thanë se çështja është në fazë shqyrtimi dhe prokurorja e çështjes do të vendosë për fatin e saj brenda afatit ligjor, duke pranuar kësisoj se e ka marrë çështjen për kompetencë.

 


Lidhur me këtë përplasje është njoftuar Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme