Kronika 19 October 2025, 10:54 Nga VNA

VNA siguron audion e përplasjes në sallën e gjyqit mes avokatit Ulian Barjami dhe prokurorit Gjergji Ceka

Ndaje në Whatsapp

VNA siguron audion e përplasjes në sallën e gjyqit mes avokatit

VNA ka siguruar audion që zbardh përplasjen në sallën e gjyqit mes avokatit Ulian Bajrami dhe prokurorit Gjergji Ceka, e cila përfundoi me arrestimin e avokatit ditën e djeshme.

Në regjistrimin audio, dëgjohet avokati Bajrami duke kundërshtuar me forcë provat e paraqitura ndaj klientit të tij, të cilat ai i cilëson si të rreme. Gjatë debatit, ai shprehet se do të merret personalisht me prokurorin dhe paralajmëron ngritjen e një padie ndaj tij.

Në të njëjtën audio, gjyqtarja Megi Strakosha ndërhyn për të tërhequr vëmendjen ndaj gjuhës së papranueshme të përdorur nga avokati në sallën e gjyqit. Ajo e paralajmëron se, nëse do të vijonte me të njëjtën sjellje, do të përjashtohej nga seanca dhe klientit të tij do t’i caktohej një avokat kryesisht.

Pjesë nga audio-përgjimi:

Avokati: Kërkesa e prokurorit për caktim mase dhe vlerësim arresti bazohet në disa prova, një ndër to tregon se ka pasqyrim të rremë të të dhënave
Do merrem personalisht me prokurorin edhe me oficerët e policisë gjyqësore. Do të bëj kallëzim.

Gjyqtarja: Avokat nuk funksionon me kërcënim në sallën e gjyqit. Nuk ka rëndësi çfarë bëni ju me kë të doni jashtë kësaj salle.

Avokati Bajrami: Po konstatoj vepër penale znj. gjyqtare.

Gjyqtarja: Avokat do marr masa në bazë të asaj që më lejon kodi i procedurës. Ky lloj kërcënimi me mua si gjyqtare nuk të lejohet. Përqendrohu te mbrojtja që do i bësh të pandehurit tënd, ose do caktoj një avokat tjetër e do të nxjerrë përjashta nëse vazhdon me këtë gjuhë komunikimi. Paralajmërimi i fundit.

Avokati Bajrami: Nga sa pashë, konstatoj pasqyrim të të dhënave të rreme…

 

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme