Kronika 9 December 2025, 09:37 Nga VNA

Përplasja në Prokurorinë e Dibrës, Abaz Muça shkarkon dy sekretarët

Ndaje në Whatsapp
Përplasja në Prokurorinë e Dibrës, Abaz Muça shkarkon

Thellohet skandali i Drejtuesit të Prokurorisë Dibër Abaz Muça. Pas përplasjes me prokurorin Urim Kalia për një çështje hetimore dhe nisjes së procedimit penal për të, Abaz Muça ka shkarkuar nga detyra dy sekretarët e prokurorisë.

Edvin Shehu dhe Artan Balla janë shkarkuar në mënyrë të beftë, pasi nuk e kanë informuar Abaz Muçën se ndaj tij kishte nisur një procedim penal.

Përplasja dhe debatet e Drejtuesit me këta dy punonjës kanë nisur ditën që prokurori Urim Kalia ka nisur procedimin penal ndaj tij dhe kanë vazhduar disa ditë më pas.

Drejtuesi Abaz Muça me veprimet e tij ka penguar sekretarin Edvin Shehu që të fotokopjojë materialin e procedimit penal ndaj tij, duke e detyruar më pas prokurorin Urim Kalia të shkojë në zyrën e Drejtuesit për t’ia marrë me forcë materialin që po fotokopjohej. Një procedurë rutinë dhe një sherr banal mes dy funksionarëve të lartë të shtetit në Dibër tregon qartë fytyrën e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri sapo largohesh pak nga qendra.

E gjithë skena është regjistruar nga kamerat e vendosura në ambientet e kësaj Prokurorie, të cilat do të shërbejnë si provë për të faktuar konsumimin rishtas të veprës penale “shpërdorim detyre”, për hakmarrje ndaj 2 sekretarëve.

Për këtë përplasje të radhës janë informuar institucionet si KLP dhe ILD, ndërsa prokuroria e Kukësit ka në duar dosjen penale ndaj kryeprokurorit të Dibrës. Si KLP dhe ILD ende nuk kanë bërë asnjë reagim për çështjen, ndërsa të vetmet reagime janë ato të mbërritura nga media. E pakuptueshme se si dy institucionet përgjegjëse për mbarëvajtjen e drejtësisë heshtin, ndërkohë që situata në Dibër mund të përshkallëzohet edhe më tej.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme