Kronika 13 May 2026, 12:10 Nga VNA

Përplasja në Kamëz ku protagonist ishte një oficer i FNSH-së, implikon grupin kriminal të Ervis Lamit

Ndaje në Whatsapp
Përplasja në Kamëz ku protagonist ishte një oficer i

Një ngjarje e rëndë, ku përfshihen emra të njohur të botës së krimit, efektivë policie dhe kërcënime direkte ndaj uniformave blu, dyshohet se është tentuar të fshihet duke u trajtuar si një konflikt banal. Por ajo që ndodhi në lokalin “Perla e Detit” në Kamëz ka ngritur dyshime për një përplasje me prapavijë kriminale dhe për tentativa të hapura për të mos e proceduar ngjarjen.

Në qendër të episodit është Robert Uku, efektiv i Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë, i cili ndodhej në shoqërinë e dy miqve të tij në lokalin “Perla e Detit”, një emër i njohur për policinë pasi pak kohë më parë ishte goditur me tritol nga grupi kriminal që dyshohet se drejtohet nga Ervis Lami.

Sipas informacioneve, në momentin që ata kanë dalë nga lokali, pranë tyre janë afruar disa persona dhe mes palëve ka nisur një përplasje fizike. Në vendngjarje ka mbërritur një patrullë policie, por efektivët nuk kanë kryer asnjë veprim procedurial. Dyshohet se kjo ka ndodhur pasi një nga agresorët ka kërcënuar policët duke u thënë se, nëse lajmëronin në radio, “do t’i vriste”.

Në mesin e personave të përfshirë dyshohet të ketë qenë edhe Jeton Lami, ish-oficer i Forcës së Posaçme Operacionale dhe personi i fundit që ka shoqëruar Ervis Martinajn para zhdukjes së tij pa gjurmë.

Fillimisht, Komisariati nr. 5 është përpjekur ta trajtojë ngjarjen si një konflikt të zakonshëm. Por më pas, pas sinjalizimeve të banorëve të zonës, është njoftuar AMP-ja, e cila ka nisur hetimet për mënyrën si është menaxhuar ngjarja dhe për rolin e efektivëve të policisë.

Dy oficerë të patrullës janë pezulluar, ndërsa hetuesit po mbledhin pamjet filmike të kamerave të sigurisë për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë në konflikt. Dyshimet paraprake janë se përplasja mund të lidhet me një gjobëvënie të mundshme.

Ndërkohë, Ervis Lami vijon të jetë në kërkim, pasi dyshohet si personi që urdhëroi shpërthimin me tritol në lokalin “Perla e Detit”. Sipas dyshimeve të hetuesve, grupi i tij kriminal operon kryesisht në Sarandë, ku është përfolur edhe për përfshirje në ngjarje të tjera të rënda kriminale.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme