Kronika 5 January 2026, 17:42 Nga VNA

Përplasja mes klaneve të mafies shqiptare/ Nis gjyqi në Belgjikë për 9 të akuzuarit e vrasjes së Ardit Spahiut

Ndaje në Whatsapp

Përplasja mes klaneve të mafies shqiptare/ Nis gjyqi në

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda të Brukselit, ditën e sotme ka nisur gjykimi i 9 personave që akuzohen për vrasjen e 38-vjeçarit, Ardit Spahiut.

Sipas mediave vendase personazhet kryesorë të dosjes janë Franc Gergely (i njohur edhe si Franc Çopja) dhe Mikael Qosja, të cilët dyshohen se janë pjesë e një klani mafioz shqiptar, i përmendur shpesh në hetime për importimin e sasive të mëdha të kokainës në Evropë.

Në 27 nëntor 2020, Ardit Spahiu u vra në një pritë në rrugën “Condor”, në zonën Molenbeek-Saint-Jean. Rreth orës 17:45, një person i maskuar dhe i armatosur me mitraloz me silenciator, sipas dëshmitarëve, qëlloi në breshëri ndaj tij. Në vendngjarje u gjetën 17 gëzhoja dhe nëntë plumba prekën Spahiun në trup.

Hetimet tregojnë se edhe viktima ishte e përfshirë në trafikun e drogës, nëpërmjet një klani tjetër shqiptar, klani Alibey, rival i grupit të Franc Gergely. Ky konflikt dyshohet se kishte nisur prej vitesh dhe kishte sjellë disa atentate të porositura në Shqipëri. Këto informacione u janë dhënë hetuesve nga familjarët e viktimës.

Mediat belge shkruajnë se konfliktet lidhen me luftë për kontrollin e tregut të drogës, vjedhja e një ngarkese prej 50 kilogramësh kokainë, borxhe financiare apo thjesht përplasje personale. Hetimi mbeti për një kohë i bllokuar, derisa autoritetet arritën të dekriptojnë rrjetin Sky ECC, aplikacionin e komunikimit të përdorur gjerësisht nga krimi i organizuar ndërkombëtar.

“Ishte sikur të uleshe në tryezën e kriminelëve”, shprehej atëherë një zyrtar i lartë i policisë federale. Dekriptimi i Sky ECC çoi në goditjen e shumë grupeve kriminale në mbarë botën dhe zbuloi edhe komunikime që lidhen me organizimin e vrasjes së Ardit Spahiut. Këto mesazhe përfshinin shkëmbime midis Franc Gergely dhe personave të tjerë të përfshirë në çështje, tre prej të cilëve janë ende në arrati.

Franc Gergely u arrestua në shtator 2023 në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe u ekstradua në Belgjikë në dhjetor.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme