Kronika 19 August 2025, 13:49 Nga VNA

Përplasi makinat e parkuara i dehur, AMP arreston policin e "Shqiponjave"

Ndaje në Whatsapp
Përplasi makinat e parkuara i dehur, AMP arreston policin e

Një oficer policie përfundoi në pranga, pasi u përfshi në një aksident me dëme materiale dhe kundërshtoi kolegët e tij duke mos bërë testin e alkoolit.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës - Kavajë) njoftoi arrestimin e punonjësit tw policisë Inspektor A. B., me detyrë Trupë Shërbimi i Forcës së Posaçme “Shqiponja” pranë DVP Durrës. Ai dyshohet se për veprat penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “ Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Nga hetimet rezulton se mëngjesin e sotëm rreth orës 05:40, duke drejtuar automjetin tip “Audi” në rrugën “Egnatia”, ai ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka përplasur disa automjete të parkuara duke shkaktuar dëme materiale. 

Në zbatim të procedurës standarte i është kërkuar të bëjë testin e alkoolit, por punonjësi ka refuzuar. Në këto kushte i është marrë monstër gjaku në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës.

Lidhur me rastet materialet i janë dorëzuar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme