Kronika 8 October 2025, 12:35 Nga VNA

Përplasi 9 makina teksa po i ikte policisë, Gjykata e Tiranës lë në burg Imer Krrashin

Ndaje në Whatsapp
Përplasi 9 makina teksa po i ikte policisë, Gjykata e Tiranës

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Imer Krrashin, i cili teksa tentoi t’i ikte policisë shkaktoi aksident duke përplasur 9 makina.

Në sallën e gjyqit ai shfaqi pendesë dhe tha se është i gatshëm të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara.

“Jam penduar për ngjarjen. Isha në gjendje paniku dhe ankthi, nëna më vuan nga kanceri, ndërsa babai më ka ndërruar jetë pak kohë më pare, humbjen që e kam përjetuar keq. Marr mjekime për ankthin dhe depresionin. Kam qenë në gjendje të rënduar. Marr përsipër të dëmshpërblej pasojat e veprimeve të mia, të paguaj dëmet ndaj personave që janë lënduar apo dëmtuar mjetet”, tha Krrashi.

Imer Krrashi alias Imer Masha nga Kruja, dyshohet se është pjesë e grupit të Marklen Hakës. Ai nuk iu bind një urdhri të policisë për të ndaluar, pasi kishte armë me vete. Teksa largohej aksidentoi disa automjete dhe një motorr, drejtuesi dhe pasagjeri i këtij të fundit mbetën të lënduar të cilët rezultuan të ishin një efektiv policie jashtë orarit të punës me bashkëshorten e tij.

Policia mundi ta arrestonte në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Krrashi rezulton një emër i njohur për drejtësinë pasi është dënuar në Itali për vjedhje si pjesë e grupit të Edison Pulës. Edison Pula dhe Imer Krrashi u arrestuan në shkurt të vitit 2022 pasi dyshoheshin për vjedhje në Trentino. Njëra nga ngjarjet që bëri shumë bujë është ajo e datës 4 nëntor 2021, në Marok, brenda vilës së biznesmenit Giancarlo Miotto.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme