Kronika 19 October 2025, 13:46 Nga VNA

Përplasen tre automjete në aksin Maminas-Gjiri i Lalëzit, plagosen dy vajza

Ndaje në Whatsapp
Përplasen tre automjete në aksin Maminas-Gjiri i Lalëzit,

Një aksident rrugor me përfshirjen e tre automjeteve është shënuar mesditën e sotme, më 19 tetor, në aksin Maminas – Gjiri i Lalëzit.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar dy shtetase, J. K., 27 vjeçe dhe M. K., 23 vjeçe, të cilat udhëtonin si pasagjere në njërin prej automjeteve të përfshira në aksident.

Të plagosurat janë transportuar menjëherë drejt spitalit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas burimeve zyrtare, fatmirësisht ato ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Maminas – Gjiri i Lalëzit”, janë përplasur tre automjete.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuara shtetaset J. K., 27 vjeçe, dhe M. K., 23 vjeçe, të cilat udhëtonin si pasagjere në njërin prej automjeteve. Të dëmtuarat po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme