Kronika 26 November 2025, 16:56 Nga VNA

Përplasen dy automjete në aksin Levan–Tepelenë, plagosen dy persona

Ndaje në Whatsapp

Përplasen dy automjete në aksin Levan–Tepelenë, plagosen dy

Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në aksin Levan–Tepelenë, në zonën e Poçemit. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të lënduar dy pasagjerë. Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Fierit, ku sipas burimeve mjekësore ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se në aksident mund të ketë ndikuar moti i keq dhe lagështira në rrugë.

Udhëtarë të rastësishëm kanë dhënë ndihmën e parë për të lënduarit deri në mbërritjen e Policisë dhe të ambulancës. Përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dy automjetet.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.

Përplasen dy automjete në aksin Levan–Tepelenë, plagosen dy

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme