Kronika 15 January 2026, 21:25 Nga VNA

“Përpjekje të hershme për ta liruar” / Lala për arratisjen e Ndocit: Çopjat e donin jashtë, nuk gjenin kush t’u bënte vrasjet

Ndaje në Whatsapp
“Përpjekje të hershme për ta liruar” / Lala për

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka dhënë detaje mbi arratisjen e bujshme të Altin Ndocit nga spitali i Durrësit. Lala tha se kanë ekzistuar përpjekje të hershme për lirimin e Ndocit dhe deklaroi se ai kishte shumë vlerë për organizatën e Franc dhe Hajdar Çopjas. Sipas saj, komunikimet në SKY ECC kanë treguar se ata ishin të shqetësuar për kapjen e Ndocit, pasi nuk kishin kush t’u bënte vrasjet për llogari të tyre.

“Mendoj se arratisja është e mirëmenduar. Nuk mund të realizohet lehtë arratisja e një personi të një kalibri të tillë. Ai është konsideruar si krahu i armatosur i organizatës së Franc dhe Hajdar Çopjas dhe akuzohet për katër vrasje.

Askush nuk ka dhënë përgjigje se si, që nga maji i vitit 2020, Altin Ndoci është izoluar në paraburgimin e Durrësit, i cili nuk është i sigurisë së lartë, por thuajse i ulët, si kavaleshencë. Nuk ka pasur një hetim të thelluar nga prokuroria, të nisur që në vitin 2020, për mënyrën se si u vlerësua risku dhe rreziku që ai paraqiste. Nuk ka pasur vlerësim të vazhdueshëm lidhur me rrezikun që ai përbënte apo një profil të përgatitur nga psikologu për të përcaktuar nëse kishte prirje për arratisje.

Për ditën e arratisjes, mendoj se nuk është zbatuar protokolli. Së pari, janë shoqëruar në spital dy të paraburgosur me gjashtë punonjës të Policisë së Burgjeve. Sipas protokollit, duhen 2–3 punonjës për një të paraburgosur, por kur ka akuza të rënda, duhet numër i shtuar, duhet të lëvizin forcat elitare të burgjeve dhe të lajmërohet Policia e Shtetit.

Së dyti, në momentin që shkohet në spital, si ka mundësi që Policia e Durrësit apo Policia e Shtetit, pavarësisht se në spitalin e Durrësit ka dy pavijone të përshtatura për të paraburgosurit apo të dënuarit, të mos ketë pasur qoftë edhe një patrullë të vendosur në hyrje-dalje? Si ka mundësi që një spital i shndërruar praktikisht në paraburgim të mos ketë masa sigurie minimale?

Kur Altin Ndoci është arratisur, ai kishte kryer ekzaminimet, kishte pritur të bënte ekzaminimin e zemrës, ka shkuar në tualet dhe, në momentin që ka dalë, ka goditur dy punonjës, është larguar dhe një makinë e ka pritur jashtë.

Pse nuk pati bllokim tërësor të rrugëve? Pse nuk u ngrit dron, kërkim me qen apo kontroll me helikopter? Një person i këtij profili, nga një prej organizatave më famëkeqe në vend, u arratis pa asnjë reagim serioz?

Pse nuk pati reagim edhe për qytetarët shqiptarë? Mund të viheshin në dispozicion shpërblime financiare për informacion, të bëheshin thirrje për kujdes, për të mos hapur dyert, e me radhë. E gjithë zinxhiri, nga A deri te ZH, nuk ka funksionuar.

Altin Ndoci u arrestua në vitin 2020, pas dëshmisë së Klevis Allës, i cili pretendonte se ai ishte i përfshirë në dy vrasje. Kjo dëshmi u rrëzua pas pendesës së Nuredin Dumanit. Ajo që më ka bërë përshtypje është se, kur janë zbërthyer komunikimet në SKY, rrethet e organizatës së Franc dhe Hajdar Çopjas shfaqen të shqetësuara, sepse e konsideronin atë si njeriun që ‘ua mbaronte punën’. Ata e quanin ‘kokë çami’, pa qëllim fyes, dhe thoshin se ‘kokë çami’ është brenda dhe nuk arrijmë dot të gjejmë një vrasës tjetër për të eliminuar kundërshtarët. Përpjekjet për ta liruar kanë qenë të hershme”, tha Lala.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme