Kronika 6 January 2026, 15:15 Nga VNA

Përmbytjet tek burgu në Durrës, ministri Drejtësisë në "merak" për të dënuarit VIP, evakuon katin e parë

Ndaje në Whatsapp
Përmbytjet tek burgu në Durrës, ministri Drejtësisë

Pasi veshi çizmet, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i merakosur shkoi në terren për të parë nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet në burgun e Durrësit.

 Në pamjet e siguruara nga VNA, ministri inspektoi ambientet e burgut si dhe kërkoi stakimin e energjisë elektrike në katin e parë dhe evakuimi i të dënuarve në katet më sipër, përfshirë edhe të dënuarit e profilit të lartë. Paralelisht, në ndihmë të IEVP-së janë angazhuar pompa me kapacitet të lartë nga Ministria e Mbrojtjes për largimin e ujit.

Ndërkohë, në Durrës po funksionon Komisioni i Emergjencave Civile, i cili po koordinon veprimet për përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq.

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, deklaroi se gjendja është nën kontroll dhe se po sigurohen furnizimet e nevojshme me mjete logjistike për të garantuar vijimin normal të aktivitetit dhe sigurinë e të dënuarve dhe stafit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme