Kronika 6 January 2026, 11:42 Nga VNA

Përmbytet kati i parë në burgun e Durrësit ku ndodhet Veliaj dhe Beqaj

Ndaje në Whatsapp

Përmbytet kati i parë në burgun e Durrësit ku ndodhet Veliaj

Përmbytjeve në Durrës nuk i ka shpëtuar as burgu i qytetit, ku ndodhen të izoluar kryebashkiaku Erion Veliaj, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, i gjithë kati i parë i institucionit të vuajtjes së dënimit është përmbytur, ndërsa të dënuarit dhe të paraburgosurit janë zhvendosur përkohësisht në katin e dytë të godinës. Gjithashtu, edhe rruga që të çon drejt burgut është përmbytur duke u kthyer në ‘lumë’.

Ndërkohë, mësohet se ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka shkuar pranë IEVP-së së Durrësit për të monitoruar nga afër situatën.

Kujtojmë se i gjithë qyteti i Durrësit është paralizuar nga reshjet intensive të shiut dhe përmbytjet e rrugëve. Për shkak të situatës së krijuar, është pezulluar procesi mësimor në shkolla, ndërsa tetë familje janë evakuuar dhe janë strehuar në Kavalishencë, pasi uji ka depërtuar në banesat e tyre.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme