Kronika 12 December 2025, 12:25 Nga VNA

Përleshje mes nxënësve të gjimnazit në Shkodër, tre të lënduar përfundojnë në spital

Ndaje në Whatsapp

Përleshje mes nxënësve të gjimnazit në Shkodër,

Një incident i rëndë ka ndodhur pranë Gjimnazit “Shejnaze Juka” në Shkodër, ku një përleshje masive mes disa nxënësve ka sjellë lëndimin e të paktën tre prej tyre. Të lënduarit janë dërguar në spital për mjekim dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10 dhe dyshohet se konfliktet kanë lindur për motive të dobëta në rrugë. Konflikti dyshohet se ka nisur mes të riut me inicialet A.K. dhe dy vëllezërit F.Th. dhe K.Th.

Përleshja ka nisur në ambientet e jashtme të gjimnazit dhe në të kanë marrë pjesë rreth 15 nxënës, disa prej të cilëve ishin të pajisur edhe me doreza hekuri. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme