Kronika 15 December 2025, 11:45 Nga VNA

Përleshja pranë gjimnazit në Shkodër/ Gjykata cakton “detyrim paraqitje” për dy të rinj të dyshuar si shkaktarë të konfliktit

Ndaje në Whatsapp

Përleshja pranë gjimnazit në Shkodër/ Gjykata cakton

Gjykata e Shkallës së Parë ka vendosur caktimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për dy të rinjtë Klevin Thepi, 24 vjeç, dhe Doronesto Kulla, 19 vjeç, që dyshohet se janë organizatorët e përleshjes masive mes adoleshentëve në qytetin e Shkodrës, pranë shkollës së mesme “Shejnaze Juka”.

Sipas Policisë, në konflikt u përfshinë rreth 15 të rinj, të ndarë në dy grupe, kryesisht të moshës 17–18 vjeç. Fillimisht përplasja nisi me grushte, për t’u përshkallëzuar më pas me përdorimin e sendeve të forta, ndërsa dyshohet se gjatë ngjarjes është përdorur edhe sende të forta dhe thika. Si pasojë, tre adoleshentë pësuan dëmtime të lehta dhe u transportuan në spitalin rajonal të Shkodrës, ku morën ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet paraprake tregojnë se konflikti ka pasur zanafillë një përplasje të mëparshme mes nxënësve. Dyshohet se 19-vjeçari Doronesto Kulla është përfshirë në ngjarje për t’i ardhur në ndihmë vëllait të tij, një 17-vjeçar, nxënës i shkollës “Shejnaze Juka”. Pamjet filmike të administruara nga organet hetimore tregojnë momentin e bashkimit të dy grupeve dhe nisjen e përleshjes fizike, e cila ka zgjatur rreth një minutë.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë së Shkodrës, në bashkëpunim me njësinë “Shqiponja”, ndërhynë në vendngjarje, duke sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe duke nisur hetimet. Fillimisht, dy të rinjtë u arrestuan si të dyshuar për organizimin e konfliktit, ndërsa për pesë shtetas të mitur (katër 17-vjeçarë dhe një 16-vjeçar) u nis procedimi penal në gjendje të lirë.

Ndërkohë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materiale në Prokurori për një prej 17-vjeçarëve të përfshirë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike, e llojit kanabis. Policia ka identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë në konflikt dhe vijon hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, ndërsa shkaqet e sakta të përleshjes mbeten ende të paqarta dhe dyshohet se lidhen me motive të dobëta.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme