Kronika 21 February 2026, 22:36 Nga VNA

Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Prrenjas, ndalohet edhe lëvizja e këmbësorëve e “Arrat e Gurrës”

Ndaje në Whatsapp

Përkeqësohet situata në aksin Librazhd-Prrenjas, ndalohet edhe

Është përkeqësuar situata në segmentin rrugor te “Arrat e Gurrës”, pasi në gjatë orëve të fundit, rrëshqitja e tokës dhe fundosja e urës kanë vijuar me intensitet edhe më të lartë.

Pas bllokimit të lëvizjes së automjeteve për shkak të përkeqësimit të gjendjes, është ndaluar plotësisht edhe qarkullimi i këmbësorëve, si dhe i mjeteve të emergjencës, zjarrfikëset, policia dhe ambulancat në segmentin e dëmtuar.

Mjetet e shërbimeve emergjente do të devijohen përmes rrugës alternative që kalon nga fshatrat Spathar dhe Dardhë, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin çdo tentativë për të kaluar në zonën e rrezikut.

Situata mbetet kritike, ndërsa rreziku i shembjes së plotë të strukturës ka detyruar autoritetet të izolojnë totalisht zonën, duke e kthyer një nga akset më të rëndësishme të vendit në një pikë kritike infrastrukturore.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme