Kronika 8 September 2025, 10:58 Nga VNA

Përfundon seanca në GJKKO, lihet në burg ish presidenti Ilir Meta

Ndaje në Whatsapp
Përfundon seanca në GJKKO, lihet në burg ish presidenti Ilir Meta

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka përfunduar seancën ndaj ish-Presidentit Ilir Meta dhe ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”. Meta kishte kundërshtuar vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO, duke argumentuar se rrezikohej prishja e provave dhe intimidimi i dëshmitarëve. Gjykata nuk ka pranuar ankimimin e tij, duke konfirmuar qëndrimin për arrest në burg.

Njoftim

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Igerta Hysi, sot më datë 08.09.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 194 akti, datë 01.09.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurit I.M, me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 546, datë 13.08.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Zëvendësimi i masës së sigurimit personal të “Arrestit në burg”, për shtetasin I.M, akuzuar për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.”,dhe vendosi:

 

- Miratimin e vendimit nr. 546, datë 13.08.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

- Kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

U shpall në Tiranë, më datë 08.09.2025.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme