Kronika 30 April 2026, 15:49 Nga VNA

Përfitoi tendera nga ARRSH/ Apeli i GJKKO liron nga qelia biznesmenin Elvis Lami

Ndaje në Whatsapp

Përfitoi tendera nga ARRSH/ Apeli i GJKKO liron nga qelia biznesmenin Elvis

GJKKO liron nga paraburgimi biznesmenin Elvis Lami, i akuzuar se përfitoi tendera nga ARRSH, me ndihmën e ish-drejtorit Evis Berberi, po i arrestuar dhe në proces gjyqësor.

Lami ishte arrestuar në muajin mars të vitit 2024, por me një vendim të dytë po të Apelit të GJKKO ishte rikthyer në qeli. SPAK pretendonte se kishte prova të mjaftueshme dhe përgjime se si ishin përfituar tenderët dhe dyshimet për aferat korruptive. Vendimi i kthimit në qeli ndaj tij ishte marrë më 25 korrik 2024, kurse sot ëhstë liruar pasi iu revokua masa e sigurisë “arrest me burg”, pas kërkesës së palës mbrojtëse.

Njoftimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtar Florjan Kalaja, sot më datë 30.04.2026, disponoi për çështjen penale nr. 119 akti, datë 22.04.2026 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit E.L, “Ankim kundër vendimit nr. 233 akti, datë 19.03.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt:

Zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, dhënë ndaj shtetasit E.L me vendimin nr. 21, datë 13.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në një masë tjetër më të butë, si ajo e “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ose “Garancia pasurore”, në vlerën që gjykata mund të vlerësojë të drejtë për plotësimin e nevojave të sigurimit”, si vijon:

1. Ndryshimin e Vendimit 233 Regjistri Themeltar, datë 19.03.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

2. Revokimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” ndaj Z. E.L të caktuar me Vendimin nr. 21 Akti, datë 13.03.2024 dhe të verifikuar me Vendimin nr. 27, datë 16.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

3. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i Z. E.L nga paraburgimi, nëse liria e tij personale nuk kufizohet për ndonjë shkak tjetër ligjor.

4. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e këtij vendimi.

5. Kundër këtij vendimi mund të ushtrohet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

U shpall në Tiranë, sot më datë 30.04.2026.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme