Kronika 16 Janar 2026, 10:37 Nga VNA

Përfitoi rreth 30 mln euro duke krijuar kompani fiktive, Prokuroria Tiranë sekuestron bizneset dhe pasuritë e shtetasit spanjoll

Ndaje në Whatsapp
Përfitoi rreth 30 mln euro duke krijuar kompani fiktive, Prokuroria

Përfituan rreth 30 mln euro duke krijuar kompani fiktive nështete të ndryshme, përfshirë Shqipërinë, Prokuroria Tiranës ekuestron bizneset dhe pasuritë e shtetasit spanjoll

Me kërkesë të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë tëJuridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u sekuestruan pasuritë:shoqëri tregtare, mbi 33 ha tokë në Dhërmi, automjete e llogari bankare të shtetasit spanjoll A.C. në Shqipëri, të dyshuara se janë produkt i veprës penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.6905 të vitit 2025, rezultoi se shtetasit A.C., i ati shtetasi D.I. dhe partnerja e tij, shtetasja M.M., rezultuan të përfshirë në një skemë mashtrimi duke krijuar kompani një shtete të ndryshme si Spanjë, Portugali, Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Republika Dominikane dhe Estonia. Vlera e përfituar përmes kësaj skeme arrin shumën 30 milionë Euro.

Në territorin e shtetit shqiptar, shtetasit e mësipërmn, vepruan nëpërmjet shoqërisë “Wingwort” sh.p.k dhe 2 (dy) shoqërive të tjera të regjistruara në Regjistrin Tregtar, me të njëjtin objekt veprimtarie “Aktivitet në fushën e turizmit, hapja e menaxhimi i hoteleve, godinave etj”, "Menaxhim i pasurive të paluajishme, shërbime agjenci turisitike”, nëpërmjet shoqërive të krijuara tëpërfshirë në kontrata, transferta dhe shkëmbime tregtare me shoqëri të huaja me vendndodhje në Bullgari, Sllovaki, Malajzi, (Labuan vend offshore). Këto shoqëri ka nënshkruar kontratëshitblerje pasuri e paluajtshme dhe ka blerë pasuri të paluajtshme në Dhërmi me vlera dukshëm më të ulëta se sa vlera e tregut.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto subjekte ushtrojnë të njëjtin aktivitet dhe kanë të njëjtën adresë, me administratorë këta shtetas. Subjektet rezultojnë me status “pezulluar”, çka rrit dyshimet për ekzistencën e një aktiviteti të përbashkët ekonomik të mundshëm dhe përdorim formal të subjekteve për qëllime të fshehjes apo transferimit të të ardhurave me origjinë të dyshimtë, veprime që mund të përbëjnë elementë të veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

 

Shtetasi D.I., është subjekt i një hetimi nga Audiencia Nacional në Spanjë për mashtrim piramidal dhe pastrim parash, lidhur me veprimtarinë e tij financiare ndërkombëtare. Hetimi lidhet kryesisht me aktivitetet e tij në kompaninë Madeira Invest Club dhe shoqëri të tjera të tij financiare. Në qëndër të skemës qëndron A.C., i njohur në rrjetet e koduara si “Luis” apo “Cryptospain”. Ai komunikonte me klientët në platformën Telegram, duke i bindur të investonin shuma që nisnin nga 1.5 milionë euro, pa pasur detyrimin të identifikoheshin. Kjo e bënte të pamundur gjurmimin e transaksioneve financiare. Sipas hetimeve, rrjeti kriminal kishte ngritur kompani fiktive në Portugali, SHBA, Estoni, Republikën Dominikane dhe Shqipëri, për të fshehur qarkullimin e parave. Dy prej këtyre kompanive, “Wortned” dhe “Wortonova”, u regjistruan në Qëndrën Kombëtare të Biznesit në Tiranë në qershor 2024, me adresë në rrugën “Teodor Keko”. Të dyja kompanitë kishin si objekt aktivitetin turistik dhe menaxhimin e hoteleve, por sipas dokumenteve, ato nuk zhvilluan ndonjë veprimtari të vërtetë. Pronari i “Wortned” ishte vetë A C., ndërsa “Wortonova” figuron në pronësi të shtetases rumune M.M. me administrator të përbashkët D. I. babai i tij.

Bazuar në veprimet hetimore të kryera dhe provat e mbledhura, rezulton se është kryer vepra penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Në përputhje me ligjin, duke pasur parasysh seriozitetin e veprës, dëmin e shkaktuar dhe mundësinë e fshehjes ose shfrytëzimit të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme, sugjerojmë dërgimin e çështjes në gjykatë për gjykim për veprën penale të sipërpërmëndur si dhe vendosjen e masës së sekuestros mbi pasuirtë e identifikuara gjatë hetimit, si më poshtë:

1. Pasuria e ndodhur në Zonën Kadastrale nr. 1481, me sipërfaqe 13.66 Hektarë, në adresën Dhërmi, Vlorë, në vendin e quajtur Kolia, “Tokë Kullotë”;
2. Pasuria në Zonën Kadastrale nr. 1481, me sipërfaqe 9.5 Hektarë, në adresën Dhërmi, Vlorë, në vendin e quajtur Megali-Langadhea, “Tokë Kullotë”;
3. Shoqëria ‘Wortend’;
4. Shoqëria ‘Wingwort’;
5. Shoqëria ‘Wortnova’;
6. Automjeti, Toyota, Land Cruiser;
7. Automjeti Mercedez Benz, AMG G 63; dhe
8. Llogaritë bankare në të gjitha bankat e nivelit të dytë ku mund të ketë llogari aktive bankare.
 

Video

Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron, është shfaqur në një moment të veçantë gjatë fushatës bamirëse “Pièces Jaunes”, ku është parë duke kërcyer dhe duke luajtur edhe rolin e DJ-së në ritmin e këngës “Forever Young”. Pjesëmarrja e saj në këtë aktivitet kishte për qëllim mbështetjen e nismës humanitare, e cila synon të mbledhë fonde për përmirësimin e kushteve të trajtimit të fëmijëve në spitale.

Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie” për tre personat e akuzuar për vrasjen e 26-vjeçarit Martin Çeço. Vendimi ka shkaktuar reagim të fortë nga babai i të ndjerit, Nevzat Çeço, i cili u shpreh i revoltuar dhe i zhgënjyer, duke deklaruar se djali i tij ishte i pafajshëm dhe se nuk beson më te drejtësia. Ngjarja e rëndë ndodhi në qershor të vitit 2022, kur Martin Çeço u vra dhe më pas trupi i tij u hodh në rezervuarin e fshatit Kolanec në Maliq. Tre të akuzuarit u arrestuan pas dëshmisë së Tina Pajollarit, e cila vijon të mbahet në burg, pasi dyshohet se ka qenë e pranishme në momentin e vrasjes.

Evis Sala si ministre e re ndoshta nuk e di se Rilindja erdhi në pushtet me premtimin e shëndetësisë falas… jo të pavarësisë financiare

Dhe siç thotë propaganda, mjekët e rinj zgjodhën të qëndrojnë pranë spitalit Memorial. Duket kaq bukur shëndetësia e Rilindjes ne videot me regji qëndrore dhe kaq larg realitetit

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme