Kronika 23 Dhjetor 2025, 18:57 Nga VNA

‘Për z. Shkëlzen Berisha’: SPAK paraqet provat në çështjen “Gërdeci” ndaj Fatmir Mediut

Ndaje në Whatsapp

‘Për z. Shkëlzen Berisha’: SPAK paraqet provat në

SPAK paraqiti provat në çështjen penale ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i akuzuar për shpërdorim detyre lidhur me shpërthimin në Gërdec në vitin 2008, duke theksuar se ai kishte dijeni për një vendimmarrje që lejoi demontimin e municioneve me kalibër të madh. Ndërkohë, u kërkua edhe administrimi i një faksi të dërguar nga Ministria e Drejtësisë, ku shënohet emri i djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti të martën, më 23 dhjetor, prova në funksion të gjykimit të çështjes penale ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, që lidhet me shkaqet që çuan në shpërthimin në Gërdec në vitin 2008. Prokurori i çështjes, Arben Kraja, konstatoi se në maj të vitit 2008 janë sekuestruar në qendrën e ndërlidhjes së Ministrisë së Mbrojtjes disa komunikime me faks, të kryera nga kjo ministri me institucione të tjera.

Sipas tij, në këtë procesverbal është sekuestruar një faks i dërguar nga Ministria e Drejtësisë drejt Ministrisë së Mbrojtjes, pa numër dhe pa datë, me lëndë “mendim për një projektvendim”. Shkresa është protokolluar në Ministrinë e Mbrojtjes në muajin mars të vitit 2007.

Kraja shpjegoi se në korrespondencën mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Drejtësisë, kjo e fundit i ka kthyer përgjigje se, lidhur me kërkimin e mendimit për projektvendimin për procedurën e trajtimit të armëve, teknikës dhe pajisjeve të Forcave të Armatosura të hequra nga armatimi dhe përdorimi, parimisht shprehet dakord.

Prokurori Kraja deklaroi se nga këqyrja me sy të lirë e përmbajtjes së dokumentit faks të sekuestruar në Ministrinë e Mbrojtjes konstatohet se, në cepin e majtë të sipërm, është shënuar “për z. Shkëlzen Berisha”. Sipas Krajës, ky shënim nuk është vendosur me bojë të njomë, por nga këqyrja me sy të lirë duket se ka qenë pjesë e përmbajtjes së dokumentit që është dërguar me faks nga Ministria e Drejtësisë. SPAK kërkon që të pyetet si dëshmitare edhe Anjola Agolli, sekretarja e ish-ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi.

Në vijim, Kraja renditi një sërë dokumentesh të tjerë, si kërkesa për ndihmë juridike, vendime gjyqësore, procesverbale të këqyrjeve të tabulateve telefonike, etj. Sipas prokurorit, referuar aktit të ekspertimit ushtarak, përmes një vendimi të nëntorit të vitit 2007 të Komisionit të Posaçëm për Kategorizimin e Pajisjeve, janë kategorizuar për shitje municione me kalibër të madh, në tejkalim të një vendimi të qeverisë të marsit 2007.

Kraja tha se rezulton se Mediu ka pasur dijeni për këtë vendim të Komisionit të Posaçëm, si dhe ka qenë i interesuar për ecurinë e procesit të vendimmarrjes.

Përfaqësuesit ligjorë të Mediut, avokatët Henrik Ligori dhe Ardian Visha, kërkuan kohë për të përgatitur qëndrimin e tyre ndaj provave të akuzës dhe gjyqtarja e çështjes, Irena Gjoka, e shtyu seancën për më datë 14 janar të vitit të ardhshëm, në orën 09:00.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh, me iniciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit të marsit 2008 në ambientet e ish-“Brigadës së Tankeve”, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të viteve 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe, për rrjedhojë, nuk ekziston asnjë pengesë për hetimin dhe gjykimin e Mediut, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Çështja ndaj Mediut kaloi për gjykim më 6 prill të vitit 2023 dhe ndodhet aktualisht në fazën e paraqitjes së provave nga ana e SPAK./BIRN/

 

Video

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh, pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri të Republikës. Seancat e njëpasnjëshme kanë dështuar për shkak të mungesës së kuorumit, pasi opozita nuk ka marrë pjesë në votim. Në sallë kanë qenë vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ndërsa LDK, PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë bojkotuar procesin.

Një breshkë e llojit Caretta caretta është gjetur e ngordhur në bregdet, me dëmtime të rënda në pjesën e kokës. Dyshohet se ajo është goditur nga helikat e një anijeje, duke pësuar plagë serioze që i kanë shkaktuar ngordhjen. Breshka është konstatuar nga qytetarë që ndodheshin pranë bregut të detit.

Në Libanin jugor, dronët-bombë të Hezbollah po krijojnë probleme serioze për ushtrinë izraelite. Pamjet tregojnë një sulm ndaj një helikopteri Blackhawk që kishte shkuar për të marrë të plagosurit nga një pritë me dronë, ku një ushtar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Teksa helikopteri po ulej, dy dronë u afruan dhe shpërthyen pranë tij, ndërsa ushtarët izraelitë hapën zjarr për t’i rrëzuar. Hezbollah thuhet se po shton përdorimin e këtyre dronëve, ndaj të cilëve Izraeli ende nuk ka kundërmasa efektive.

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme