Kronika 17 December 2025, 12:51 Nga VNA

SPAK ushtron kontrolle në banesat e Ergys Agasit, sekuestron materiale me interes për hetimin

Ndaje në Whatsapp
SPAK ushtron kontrolle në banesat e Ergys Agasit, sekuestron materiale me

SPAK ka ushtruar dje kontroll në katër banesa në pronësi apo përdorim të Ergys Agasit, të konsideruar si kreu i një grupi kriminal që mori peng biznesmenin Gerond Mece për ta detyruar të tërhiqej nga ankesat për tenderat e AKSHIT, tendera që më pas fitoheshin nga kompanitë e Ermal Beqirit. “Gjatë kontrolleve kemi sekuestruar materiale që kanë interes për hetimin”, tha një burim pranë BKH-së. I njëjti burim konfirmoi se pajisjet e sekuestruara në banesat e Agasit do të zbërthehen nga ekspertët. Po ashtu po ekspertohen celularët që iu janë sekuestruar disa biznesmenëve dhe anëtarëve të KPP gjatë ditës së djeshme.

SPAK goditi një grup kriminal me në krye biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët janë shpallur në kërkim për akuzat e “konkurrencës së paligjshme përmes dhunës”, “heqje e paligjshme e lirisë”, “grupit kriminal” apo “pastrimit të parave” etj.

Në arrest shtëpie është dërguar drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karcanaj dhe zëvendësja e tij, ndërsa u është ndaluar e drejta për të dalë jashtë vendit 3 biznesmenëve të tjerë, si dhe është pezulluar nga ushtrimi i detyrës dhe i është ndaluar e drejta për të dalë jashtë vendit, zv.drejtorit për hetimin e krimit në Policinë e Tiranës, Erion Ismaili.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme