Kronika 10 October 2025, 14:04 Nga VNA

Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, lum incidentesh në gjykata

Ndaje në Whatsapp
Pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, lum incidentesh në gjykata

Pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, në sallën e gjyqit, pasditen e 6 tetorit, një seri incidentesh po regjistrohen në gjykata të ndryshme të vendit. Këtë të premte një avokat u konfliktua me punonjësin e sigurisë së Gjykatës së Vlorës, pasi nuk e lejoi të hynte në godinë.

Avokati Redi Llanaj është afruar tek detektori i metaleve që të kalonte aty, duke pretenduar se e kishin thirrur të hynte në ambjentet e brendshme të gjykatës, pasi kishte seancë. Roja nuk e lejoi të hynte, duke i thënë se nuk kishte dijeni që avokati ishte thirrur.

Mes të dyve ka nisur një debat verbal dhe situata ka agravuar në përplasje fizike, ku Llanaj sipas burimeve ka goditur punonjësin e gjykatës.

Avokati është shoqëruar në polici për të dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen. Aty ka mohuar të ketë dhunuar punonjësin e sigurisë. Ndërsa ka pranuar se mes tyre ka patur debat.

Një tjetër incident është regjistruar në gjykatën e Aelit të Juridiskionit të Përgjithshëm, ku pasditen e 6 tetorit ndodhi dhe vrasja e gjytqtarit. Gentian Mali nga Shkodra është shoqëruar në polici, pasi një debati të fortë me punonjësin e sigurisë. Mali i nervozuar nga pritja i është drejtuar punonjësit me fjalët “ju jeni për tu vrarë të gjithë”.

Gjatë dëshmisë në polici, ai ka deklaruar se shkoi në gjykatë për të marrë informacion për një gjyq. Sipas tij, punonjësi i sigurisë u vonua për ta kontrolluar dhe ai u nervozua, pasi është shofer furgoni që shoqëronte fëmijë nga shkolla. Sipas policisë, Gentian Mali është kunati i shtetasit Lazër Vladaj, i cili është arrestuar për qëllime ekstradimi dhe kishte seancën në Apel, aty ku kishin shkuar disa familjarë. Lazër Vladaj rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi është dënuar nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme