Kronika 9 October 2025, 13:04 Nga VNA

Pas një vit heshtje, Prokuroria e Durrësit pritet të hap sot kontejnerët me mbetje të rrezikshme

Ndaje në Whatsapp
Pas një vit heshtje, Prokuroria e Durrësit pritet të hap sot

Pas një hetimi të zvarritur për një vit me radhë, Prokuroria e Durrësit pritet të hapë sot 102 kontejnerët që ndodhen në zonën industriale të Porto Romanos, për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për mbetje të rrezikshme apo jo.

Hapja e kontejnerëve është planifikuar të zhvillohet në mesditë, ndërsa mostrat e marra do t’i nënshtrohen analizave laboratorike për të përcaktuar saktësisht përbërjen dhe nivelin e rrezikshmërisë.

Kujtojmë se rasti është denoncuar fillimisht nga VNA pas shqetësimeve të ngritura nga rrjeti Bazel, që ngriti dyshime se brenda kontejnerëve mund të ndodhen mbetje të rrezikshme të ardhura nga jashtë vendit.

Kontejnerët u kthyen në portin e Durrësit në fund të tetorit dhe, pas rreth dhjetë ditësh qëndrimi në radë, u zhvendosën në zonën e Porto Romanos, ku ndodhen nën mbikëqyrje të rreptë policore dhe monitorim 24-orësh me kamera sigurie.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme