Kronika 9 May 2026, 11:27 Nga VNA

“Pas burgosjes më nxori vëllain nga biznesi, pastaj më shau…”. Zbardhet motivi i ngjarjes së Sarandës, me 1 të vrarë e 1 të plagosur

Ndaje në Whatsapp
“Pas burgosjes më nxori vëllain nga biznesi, pastaj më

“Me Tori Rucin kemi pasur një beach bar. Pasi unë përfundova në burg, ai largoi vëllain tim nga biznesi. Torit i kërkova sqarime, por një javë më parë ai më shau rëndë”. Kështu deklaroi para hetuesve Kostandin Vogli, i cili mbeti i plagosur në përplasjen me armë në Qafë Gjashtë, ngjarje gjatë së cilës u vra Rexhep Ismaili, 66 vjeç.

Disa orë pas vetëdorëzimit, ai pranoi se ishte në konflikt me Rucin për shkak të biznesit dhe se kërkoi ndihmën e miqve të tij për t’u sqaruar me të. Por kur mbërritën në lokalin e Rexhep Ismailit, në sherr e sipër ai qëlloi në drejtim të tyre me armë. Sipas policisë, nga hetimet rezultoi se Lulzim Tabaku, Idriz Çela, Eljo Muço, Kostandin Vogli, Marjo Agalliu dhe Ermal Shkalla shkuan në lokalin e Rexhep Ismailit dhe u drejtuan te tavolina ku ndodhej Tori Ruci, ku ai dhe personat e tjerë filluan t’i godisnin me sende të forta.

“Gjatë konfliktit të dhunshëm, rezulton se viktima Rexhep Ismaili ka marrë një armë zjarri automatike dhe ka qëlluar në drejtim të shtetasve të përfshirë në konflikt”, tha policia. Referuar dinamikës së ngjarjes, dyshohet se shtetasi Lulzim Tabaku ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit Rexhep Ismaili, duke e lënë të vrarë me një plumb.

Ata janë larguar më pas nga vendngjarja me një Audi, që u gjet dhe u bllokua më vonë, ndërsa një tjetër Audi mbeti para lokalit. Në Nivicë u gjet motomjeti me të cilin u largua autori i dyshuar i vrasjes.

Ndaj Lulzim Tabakut, 37 vjeç, rëndojnë veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, ndërsa për të dyshuarit e tjerë janë ngritur akuzat e kanosjes dhe shkatërrimit të pronës. Hajredin Ismaili, 60 vjeç, vëllai i viktimës Rexhep Ismaili, u procedua penalisht për shkak se fshehu kallashnikovin me të cilin qëlloi vëllai i tij para se të vritej. Arma e krimit u gjet dhe u sekuestrua nga policia.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme