Kronika 14 January 2026, 20:57 Nga VNA

Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i të dënuarve me rrezikshmëri të lartë drejt burgut të Fierit

Ndaje në Whatsapp
Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i të dënuarve me

Pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i burgut mesditën e djeshme, autoritetet kanë nisur transferimin e personave me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Durrësit drejt burgut të sigurisë së lartë në Fier.

Burgu i Durrësit nuk klasifikohet si institucion i sigurisë së lartë, ndaj është vendosur që të dënuarit me rrezikshmëri të shtuar të mos qëndrojnë më aty. Transferimet përfshijnë vetëm këtë kategori dhe jo zyrtarët e arrestuar.

Altin Ndoci u arratis nga spitali i burgut ku ishte dërguar për trajtim mjekësor, pasi kishte shfaqur ankesa për dhimbje në veshka. Ndërkohë, edhe pas më shumë se 24 orësh nga arratisja, ai ende nuk është kapur, pavarësisht kontrolleve intensive dhe postoblloqeve të ngritura nga policia.

Në lidhje me këtë ngjarje, tetë persona janë arrestuar, mes tyre personel shëndetësor dhe efektivë policie, të dyshuar për përfshirje ose neglizhencë në rastin e arratisjes. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Video

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme