Kronika 12 April 2026, 16:12 Nga VNA

Pas 12 vitesh ferri në Siri/ The Guardian: Rrugëtimi i riatdhesimit të Eva Dumanit në Shqipëri, historia që tronditëse e 20-vjeçares

Ndaje në Whatsapp
Pas 12 vitesh ferri në Siri/ The Guardian: Rrugëtimi i riatdhesimit

Një 20-vjeçare shqiptare është kthyer më në fund në atdhe pas më shumë se një dekade në kampet e Sirisë, duke i dhënë fund një historie të gjatë vuajtjeje për familjen e saj.

Eva Dumani u largua nga Shqipëria kur ishte vetëm 9 vjeç, pasi u mor nga babai i saj dhe u dërgua në Siri së bashku me vëllain e vogël.

Ai u vra më pas gjatë luftës me Shtetin Islamik, ndërsa fëmijët mbetën për vite të tëra në kampe në kushte shumë të vështira.

Pas arratisjes nga kampi al-Hawl në fillim të këtij viti, e reja arriti të kalojë në Turqi me ndihmën e kontrabandistëve dhe më pas u kthye në Shqipëri.

Ajo kishte ecur për orë të tëra për të dalë nga kampi dhe për të arritur në një rrugë kryesore.

Ribashkimi me familjen ishte momenti më i shumëpritur. Pas 12 vitesh, ajo takoi sërish nënën dhe vëllain. Tani, 20-vjeçarja ka nisur të rindërtojë jetën e saj, duke u kthyer në shkollë për të vazhduar arsimin e ndërprerë.

Historia e saj vjen në një kohë kur situata në kampet në veri të Sirisë mbetet e paqartë. Mijëra gra dhe fëmijë nga vende të ndryshme, përfshirë edhe Shqipërinë, vijojnë të qëndrojnë atje në kushte të rënda dhe pa një zgjidhje të qartë për të ardhmen.

Shqetësimi mbetet për dhjetëra shqiptarë që janë ende të bllokuar në këto kampe. Familjarët kërkojnë që ata të kthehen sa më parë në vend, për t’u ribashkuar me të afërmit dhe për të nisur një jetë të re.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme