Kronika 21 February 2026, 16:53 Nga VNA

Parkoi makinën para shtëpisë së autorit, vritet me thikë një 47-vjeçar në Kavajë

Ndaje në Whatsapp

Parkoi makinën para shtëpisë së autorit, vritet me

Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Kavajës, ku 47-vjeçari Alket Isufi humbi jetën pasi u godit me thikë nga shtetasi Landi Puja.

Mësohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta. Viktima kishte parkuar automjetin përpara banesës së Landi Pujës, por ky i fundit ka dalë nga shtëpia dhe i ka kërkuar 47-vjeçarit të largonte makinën nga hyrja.

Gjatë debatit, Alket Isufi, dyshohet se i është përgjigjur në mënyrë të ashpër autorit. Në atë moment, Land Puja ka nxjerrë një mjet prerës (thikë) dhe e ka goditur viktimën dy herë në pjesën e zemrës.

47-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme