Kronika 8 Gusht 2025, 20:03 Nga VNA

Paratë e drogës kthehen në resorte, goditet organizata e trafikimit të 28 ton kokainë

Ndaje në Whatsapp
Paratë e drogës kthehen në resorte, goditet organizata e

Prokuroria e Posaçme deklaroi se ka goditur një ndër organizatat më të mëdha të trafikut të kokainës nga Amerika Latine në vendet e BE-së, e cila i pastronte paratë në Shqipëri me kompani biznesi, resorte dhe pasuri të patundshme.

Prokuroria e Posaçme deklaroi të premten se ka goditur një nga organizatat më të mëdha të trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Europës, e cila i pastronte paratë e pista në biznesin e ndërtimit të resorteve dhe pasurive të patundshme në Shqipëri.

Akuza të reja janë ngritur edhe ndaj Franc Çopjes, alias Franc Gergely, aktualisht i arrestuar në Belgjikë për vepra penale të trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal.

Hetimet u zhvilluan nga SPAK në bashkëpunim me Europol dhe autoritetet e Belgjikës, Francës, Holandës, Gjermanisë dhe Italisë, pasi u siguruan të dhëna dhe mesazhe përmes platformës SkY ECC.

Organizata e dyshuar kriminale operonte në një shkallë globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet drejt porteve evropiane dhe i investonte fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj.

Organizata akuzohet si përgjegjëse për trafikimin e ndarë në disa ngarkesa të 28 tonëve kokainë në vitin 2020 nga Paraguaj në drejtim të Anversës në Belgjikë dhe Hamburgut në Gjermani. Nga këto sasi u sekuestruan 17 ton kokainë me një vlerë tregu të llogaritur deri në 3.5 miliardë euro.

Sipas SPAK, trafikimi i këtyre ngarkesave u organizua nga Elvis Çela dhe vëllai i tij, të cilët jetonin në atë kohë në Paraguaj.

Sipas prokurorëve të çështjes, Altin Dumani dhe Vladimir Mara, kjo organizatë mund të konsiderohet si një nga organizatat shqiptare më të fuqishme në trafikun ndërkombëtar të kokainës.

“Ajo kishte kapacitetin për të ndikuar drejtpërdrejt në çmimin e kokainës në tregjet evropiane dhe për të menaxhuar sasi të mëdha të lëndës narkotike në periudha të shkurtra kohore,” citohen prokurorët në deklaratën për shtyp.

“Fuqia financiare e lartë e kësaj organizate, strukturimi dhe organizimi i një niveli shumë të lartë si dhe aftësia për të rikuperuar humbjet që vinin nga sekuestrimet e dallojnë atë nga grupet e tjera kriminale të hetuara nga SPAK,” shtuan ata.

Mes 16 masave të firmosura nga gjykata, SPAK deklaroi se janë ekzekutuar shtatë me arrest me burg dhe dy me detyrim për paraqitje para oficerit të Policisë Gjyqësore. Ndërkohë, njëri nga krerët e organizatës, Franc Çopja ndodhet aktualisht i arrestuar në Blegjikë.

Sipas hetimeve të SPAK, organizata kriminale i kryente operacionet e trafikimit të tonelatave me kokainë nga Paraguaj, ku qëndronin dy prej anëtarëve kryesorë, duke i mundësuar asaj që të kontrollonte në mënyrë të plotë të gjithë zinxhirin e trafikimit.

Lënda narkotike fshihej në ngarkesa të ligjshme me kuti sapuni, bombola boje apo kollose ndërtimi, të cilat transportoheshin nga Amerika e Jugut drejt porteve të mëdha europiane. Droga maskohej me marka tregtare si “Fox”, “Puma” apo “Sy me rrufe”.

Organizata përdorte gjithashtu mënyra të ndryshme për transferimin e parave – nga transporti fizik i parave cash nga vendet e BE-së drejt Shqipërisë me shoferët e linjave ndërkombëtare deri te sistemi “Haëala” pa zhvendosje fizike të parave apo me kriptovaluta.

Prokuroria ka identifikuar 5 shoqëri tregtare në Durrës, Kavajë dhe Rrogozhinë të lidhura me organizatën e mësipërme, mes të cilave edhe kompaninë AMR shpk në pronësinë e Fadil Ballës.

Kompania zotëron kompleksin “Ajman Park Resort” në Xhafzotaj, i cili u sekuestrua nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK. Masa e sekuestros preventive u vendos gjithashtu ndaj një vile 2-katëshe në Dhëmi me vlerë 1 milion euro, pasuri dhe troje në Sharrë të Tiranës si dhe ndaj kompanive të biznesit./BIRN/

 

Video

Gjatë një interviste në sheshin e Prishtinës për “Gazeta Blic”, deputeti i LDK-së Armend Zemaj është përfshirë në një incident me një qytetar. Avokati i tij, Besnik Berisha, ka deklaruar se Zemaj është viktimë e rastit, ndërsa vetë deputeti ka pranuar se ka reaguar në mënyrë të papërshtatshme dhe ka kërkuar falje publike. Nga ana tjetër, qytetari i përfshirë pretendon se Zemaj e ka fyer në familje. Pamjet e momentit janë publikuar nga “Gazeta Blic”. https://www.vna.al/bota/incident-ne-prishtine-deputeti-armend-zemaj-grushton-nje-qytetar-me-provoko-i16098

Liqeni i Pogradecit është kthyer sërish në një ndalesë mahnitëse për flamingot, zogjtë elegantë që çdo vit tërheqin vëmendjen e banorëve dhe vizitorëve të zonës. Ky vit shënon numrin më të madh të flamingove të regjistruar ndonjëherë në liqen. Sipas vëzhgimeve të fundit të specialistëve të mjedisit, rreth 80 deri në 90 individë u panë në brigjet e liqenit dy javë më parë, ndërsa aktualisht qëndrojnë rreth 15 zogj. Kjo lëvizje është bërë tashmë një dukuri e zakonshme: flamingot vizitojnë Pogradecin për disa ditë, përpara se të vazhdojnë udhëtimin drejt Lagunës së Nartës dhe asaj të Karavastasë, ku kalojnë muajt e dimrit. Flamingot që vizitojnë Shqipërinë vijnë nga pjesa jugore e Evropës, nga Turqia apo edhe nga veriu i Afrikës. Gjatë migrimit të tyre sezonal, ato ndalojnë në zona të ndryshme të Mesdheut, përfshirë edhe detin Adriatik, ku gjenden në Shqipëri, Mal të Zi dhe Kroaci.

Forcat amerikane sulmuan një anije në Karaibe që dyshohet se transportonte kokainë, duke vrarë gjashtë persona në bord, njoftoi Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth. Sulmi u krye me urdhër të Presidentit Trump ndaj një bande venezueliane të identifikuar si “organizatë terroriste”. Që nga shtatori, SHBA-ja ka kryer dhjetë sulme të tilla kundër anijeve narkotrafikante, me të paktën 43 të vdekur.

E keni parasysh Autoritetin e Konkurrencës? Po, atë institucion që hesht kur një spital privat mban monopol në shëndetësi, apo kur dy kompanitë e vetme celulare formojnë duopol dhe luajnë me çmimet në kurriz të qytetarëve. Drejtuesi i tij, Denar Biba, dje në një komision parlamentar ka kërkuar që Autoriteti të ketë të drejtën të përgjojë telefonatat — si “mënyrën e vetme” për të zbardhur të vërtetat e monopoleve dhe bizneseve.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme