Kronika 6 October 2025, 21:17 Nga VNA

“Pamjet janë tronditëse”, Klodiana Lala: Elvisi mbushi armën teksa lexohej vendimi, qëlloi 3 herë ndaj gjyqtarit! I drejtoi pistoletën dhe sekretares

Ndaje në Whatsapp
“Pamjet janë tronditëse”, Klodiana Lala: Elvisi mbushi

Gazetarja Klodiana Lala dha detaje të reja nga ngjarja e rëndë sot pasdite në gjykatën e Apelit në Tiranë ku u vra me armë zjarri në sallën e gjyqit, gjyqtari Astrit Kalaja.

Lala thotë se ka parë pamjet e kamerave të sigurisë nga salla e gjyqit dhe janë tronditëse, teksa Elvisi Shkambi vrau me 3 plumba gjyqtarin dhe më pasi plagosi babë e bir, pala kundërshtare në seancë, teksa priti policinë aty pa lëvizur. Sipas gazetares, 30-vjeçari ia ka drejtuar armën edhe sekretares gjyqësore por nuk e ka shkrepur.

“Kam një qëndrim për sa i përket aty që e frymëzuan. Momentet e para ka pasur raportime kontradiktore pasi policia po hetonte ngjarjen dhe ato detaje që ndodhën. Gjyqtari Kalaja ishte caktuar me short, gjykonte si i vetëm, trup monokratike, e vijoi seancën që momentin e parë, bën përgatitjen dhe ka dalë në seancë në një seancë ka pasur agravim me Gjon Shkambin.

I kam parë pamjet, janë të rëndë tronditëse. Sot do shpallte vendimin me një çështje që prej vitit 1992 në ish rezervën e ushtrisë në Shkodër. Gjoni ishte i shoqëruar nga nipi Elvisi. Referuar kamerave rezulton se teksa po lexonte vendimin dhe pala humbëse Elvisi mbush armën dhe qëllon në gjoks gjyqtarin dhe qëllon dy herë të tjerë. Ka drejtuar armën sekretares gjyqësore por nuk e ka shkrepur. Nuk ka vërë përpjekje për tu larguar por e ka pritur aty policinë. Ka qenë dëshmitarë të shumtë. Autori e ka pranuar autorësinë”, tha gazetarja Lala.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme