Kronika 3 April 2026, 15:10 Nga VNA

Padia e Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado, Gjykata Administrative shtyn seancën

Ndaje në Whatsapp

Padia e Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado, Gjykata Administrative shtyn

Gjykata Administrative ka shtyrë seancën lidhur me padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkon shpalljen e pavlefshme të emërimit si prokuror në vitin 2008. Seanca e radhës është caktuar për më 8 maj, ora 14:00.

Gjyqtarët njoftuan se shtyrja është bërë për të rregulluar çështjet procedurale, ndërsa paralajmëruan se në të kundërt mund të vendoset pushimi i padisë.

 “Seanca shtyhet që të rregullohet ndërgjyqësia në të kundërt do të vendoset pushimi i padisë”, u shpreh gjykata.

Veliaj ka argumentuar më parë se është në konflikt interesi me prokurorin Ols Dado, duke theksuar se ky i fundit ka kërkuar leje ndërtimi përmes telefonit të prokurorisë dhe ka vizituar shpesh Bashkinë e Tiranës.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme