Kronika 31 October 2025, 13:42 Nga VNA

Pacolli pas daljes nga Prokuroria: Aeroporti i Vlorës do të bëhet, nuk jam takuar me Ramën

Ndaje në Whatsapp
Pacolli pas daljes nga Prokuroria: Aeroporti i Vlorës do të
Behgjet Pacolli

Ish-presidenti i Kosovës Behgjet Pacolli dëshmoi për më shumë se 3 orë e gjysmë për përplasjen me ortakun e tij Valon Ademi per aksionit e aeroportit të Vlorës.

Pacolli, dha një prononcim të shkurtër për mediat pas daljes nga Prokuroria e Tiranës, ku qëndroi për më shumë se tre orë. Ai deklaroi se çështjen e ka lënë “në dorë të drejtësisë” dhe se ka besim të plotë te vendimet gjyqësore, duke theksuar se do të veprojë në përputhje me to.

Sa i përket projektit të aeroportit të Vlorës, ai u shpreh me bindje se ndërtimi i tij do të vijojë, madje shtoi se “do të jetë ndoshta aeroporti më i bukur në rajon”.

Pacolli mohoi ta ketë takuar kryeministrin Edi Rama për këtë çështje.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme