Kronika 7 Shkurt 2026, 17:21 Nga VNA

“Ose ne, ose mbetjet, rrugë tjetër s’ka”

Ndaje në Whatsapp

“Ose ne, ose mbetjet, rrugë tjetër s’ka”

Usta Agroni vendos disa betoforma në makinë. Ndërton dhe ushqehet, por e ardhmja e 42-vjeçarit dhe e familjes është vënë në rrezik dhe panik. 

2800 ton mbetje, të vërtetuara toksike dhe rrezikshme, ndodhen jo më shumë se 250 metra larg banesës.

 “Jam emigrant prej 25 viteve ka dy vite që kam ardhur, gjithë mundin e hodha këtu. Kam dy fëmijë dhe dua t’i rris, po ku t’i rris?! Jam që 14 vjeç emigrant dhe tani që erdha mendoj të iki përsëri. Mbetjet i kemi afër” thotë Agron Oka, një nga rreth 300 banorë të Lagjes “Rinia” në Porto Romano.

“Jam emigrant prej 25 viteve ka dy vite që kam ardhur, gjithë mundin e hodha këtu. Kam dy fëmijë dhe dua t’i rris, po ku t’i rris?! Jam që 14 vjeç emigrant dhe tani që erdha mendoj të iki përsëri. Mbetjet i kemi afër”

“Ose ne, ose mbetjet, rrugë tjetër s’ka”

Prej shtatorit 2024 në fushën e hapur (të rrethuar dhe me ruajtje nga policia), u vendosën 102 kontejnerë, të nisura nga metarlugjiku i Elbasanit me destinacion Tailandën, por u kthyen pas me dyshimin se ishin mbetje toksike dhe jo “oksid hekuri” dhe “oksid zinku” sikurse tregonin dokumentacionet. 

“Ose ne, ose mbetjet, rrugë tjetër s’ka”

Hetimet

Prokuroria e Durrësit nisi hetimet në shtator të vitit 2024, por procesi u zgjat në kohë pasi asnjë laborator shtetëror dhe privat në vendin tonë nuk mori përsipër kryerjen e analizave të mbetjeve të dyshuara toksike. 

Në fund u vendos dërgimi i disa kampionëve të ndodhura në kontejnerë në një laborator në Itali. Përgjigjia vërtetoi dyshimin. 

“Ose ne, ose mbetjet, rrugë tjetër s’ka”

“Nga akti i ekspertimit rezultoi se, materiali i analizuar, është pluhur i grumbulluar nga sistemet e filtrimit të gazrave të furrës elektrike të çelikut (Electric Arc Furnace – EAF), proces i cili përfshihet qartësisht në fushëveprimin e nënkapitullit 10 02 të EËC”, thotë prokuroria e Durrësit. 

Institucioni i akuzës arrin në përfundimin se: “Në mostrat e marra nga kontenierët e sekuestruar, shoqëria Kurum International sh.a. dhe Alliance Resource, konstatohet prania e elementëve (dhe përbërjeve të tyre) që përbëjnë rrezik për shëndetin e njeriut dhe mjedisin, që lidhen me rrezikun e toksicitetit për riprodhimin dhe ekotoksicitet, veçanërisht ndaj ekosistemeve ujore”. 

Në vijim të hetimeve organi i akuzës lëshoi 33 urdhër arresti për përfaqësues të kompanisë “Kurum”, të kompanisë “Sokolaj sh.p.k” që mori përsipër transportin e mbetjeve dhe të tre institucioneve shtetërore, Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Doganës Durrës dhe Autoritetit Portual.  

Reagimet

“O të na heqin ne, ose të heqin mbetjet. Me pas shtet nuk do i kishte lënë kush këtu. Flitet që janë kanceroze. Çfarë do të bëhet me ta nuk e di. Ka fëmi që luajnë pranë zonës, kullosin edhe bagëti pranë.

“O të na heqin ne, ose të heqin mbetjet

“Ose ne, ose mbetjet, rrugë tjetër s’ka”

O të na mbajnë ne këtu, ose mbetjet, rrugë tjetër nuk ka”, thotë i vendosur Esat Braha, 71-vjeçari që jeton vetëm me bashkëshorten, ndërsa dy djemtë gjenden në emigracion. 

“Kjo është e vërteta, çdo më bëjnë mua”, thotë ai pa pasur frikë. 

Shumë frikë, pak zë!

Në fillim reaguan kur mbetjet e dyshuara toksike u vendosën aty, ndërsa pas vërtetimit se ishin toksike, paniku është i madh bashkë me frikën për të folur, e aq më shumë protestuar. 

“Ose ne, ose mbetjet, rrugë tjetër s’ka”

Droja se të punësuarit do e pësojnë dhe të tjerëve do ua gjejnë “anën e shantazhit” është e pranishme në çdo prag shtëpie. “Boll të rrezikshme janë, edhe lopa më shku afër cof (ngordh), por frikë nuk kam, zë nuk bëj, as unë as katër djemtë me familje”, thotë një grua e moshuar që në pak kohë të tregon gjithë peripecitë e jetës në Kukës dhe ardhjen në ish-kënetë. “Këto t’i them pa kamera, nuk duan fëmijët të dalim”, tregon ajo. 

E gjitha zona është rrezik, por më problem janë një grup banesash që prej më shumë se një viti zgjohen dhe flejnë me mbetjet e Metarlugjikut në Elbasan. 

“Tmerr i madh është, por më kupto se nuk mund të flas”, thotë një i ri që nga automjeti, duke bërë shenja nga vajza që e ka në klasën e dytë. “Jam në punë shteti, më prishin punë po të dal, fëmija vëlla, buka e fëmijëve”, vijon ai, duke kërkuar ndjesë që refuzoi të dilte publikisht./Faktoje.al/

Video

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Tri Ura” në Lushnje, pasi një kalë i ka dalë m përpara një automjeti tip BMW. Përplasja ishte e pashmangshme, dhe si pasojë kali ka ngordhur, nfërsa pasagjerja është plagosur dhe transportuar në spital për trajtim mjekësor. Policia po heton shkaqet e aksidentit në këtë rrugë të rrezikshme, sidomos në kushtet e errësirës.

Spanja dhe Portugalia u goditën nga moti i keq pas stuhisë që përfshiu këto vende. Megjithatë orët e fundit reshjet e shiut kanë pushuar dhe situate është më e qetë, megjithëse dëmet janë shumë të mëdha. Në Andaluzi, provinca më e prekur në jug të Spanjës, porti i Algeciras, një nga më të mëdhenjtë në Mesdhe, ka filluar të funksionojë normalisht. Megjithatë, zona të mëdha janë ende nën ujë pas kalimit të stuhisë Marte dje dhe stuhisë Leonardo tre dhe katër ditë më parë. Dëmi në infrastrukturë dhe bujqësi vlerësohet në më shumë se 7 miliardë euro.

Kampionia italiane, Francesca Lollobrigida këtë të dielë ka arritur të triumfojë dhe të fitojë medaljen e artë në Lojërat Dimërore. Fitorja e Lollobrigida-s i dhuroi Italisë një nga fitoret më të mëdha në Lojërat Dimërore. Por vetëm pak sekonda më pas, vëmendja u zhvendos nga podiumi, te djali i saj i vogël në tribunë, i cili mori vëmendjen e publikut me reagimin e tij spontan.

Përleshje shpërthyen mes policisë dhe protestuesve në Milano më 7 shkurt, gjatë demonstratave kundër Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina, të cilat u hapën një ditë më parë. Mijëra persona marshuan për të kundërshtuar praninë e personelit të Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave të Shteteve të Bashkuara (ICE), si dhe për të kritikuar atë që e përshkruan si shpenzime të tepruara publike dhe dëme mjedisore të lidhura me Lojërat.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme