Kronika 12 August 2025, 11:28 Nga VNA

Organizata e Franc Çopjas dhe Ervis Çelës: Miliarda euro të fshehura nën ullinj, përgjimet tronditëse që rrëzojnë rrjetin e trafikut të drogës në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp

Organizata e Franc Çopjas dhe Ervis Çelës: Miliarda euro

Një megaoperacion i SPAK, në bashkëpunim me Europol dhe agjenci të tjera ligjzbatuese europiane, ka goditur një organizatë kriminale shqiptare të trafikut të drogës që drejtohej nga Franc Çopja (alias Franc Gergely) dhe Ervis Çela. Ky grup kriminal diktonte çmimin e kokainës në Evropë dhe transportonte sasi të mëdha euro cash drejt Shqipërisë.

Sipas dosjes së SPAK prej 282 faqesh, e siguruar nga VNA anëtarët e organizatës transportonin paratë nga Amerika Latine në Evropë, ku Franc Çopja menaxhonte pritjen e drogës dhe akumulimin e parave, ndërsa Ervis Çela kujdesej për dërgimin dhe fshehjen e eurove në Shqipëri.

Në komunikimet e zbuluara nga aplikacioni i koduar Sky ECC, janë evidentuar biseda ku flitet për mënyrat e fshehjes së parave, përfshirë groposjen e tyre poshtë rrënjëve të ullinjve.

 

Në një bisedë të 12 Dhjetorit 2020, Ervis Çela i shkruan Franc Çopjas:

Ervis Çela: “Kam 200 ullinj në mal duhet fut naj qyp atyre. Se ullijt rrojnë shumë.”

Franc Çopja: “Aahaha…kthej flori. Mos fut lek n tokë. Më dëgjo mu…”

Ervis Çela: “S’ka flori…Duhet me grabit naj bank..Duhet me porosit nga Afrika…”

Franc Çopja: “E di që ska..Do flas un ktu me njanin mos na i sajo ky…Po mblidhi avash avash…Por mos fut lek n tok… Se t prishen..”

Ervis Çela: “E di që prishen lekët.”

 

Në një tjetër bisedë më 13 Dhjetor 2020, Ervis Çela komunikon me vëllain e tij Ardjan Çela, ku diskutojnë për gropat ku do të fshihen paratë:

Ervis Çela: “Marove tu bo gropa?”

Ardjan Çela: “Tani po mbaroj duke i përgatit..filloj dhe shiu tani…”

Ervis Çela: “Do ja kalosh lales?”

Ardjan Çela: “Po të mbaroj fuçin dhe të shkoj ti mbyll…Ahahaha…”

Ervis Çela: “Ahahaha…i bone 10?”

Ardjan Çela: “Lala ka më shumë…Po”

Ervis Çela: “Të nis dhe 4/5M ktë javë që vjen…Ahahaha…”

Ardjan Çela: “Flasim më vonë…”

 

Më 14 Dhjetor 2020, Ervis Çela i shkruan vëllait tjetër, Riza Çela, se ka akumuluar mbi 100 milionë euro. Në shkurt 2021, në një bisedë me Franc Çopjan, ai shprehet:

Ervis Çela: “Nuk dijm ku me çu lekët.”

Franc Çopja: “20/30 kile çdo dit..Bani 1000 kile flori…”

Ervis Çela: “Po merr nja 200/300 kile për mu..”

Franc Çopja: “Ësht me 55 tani..Un vet kam arrit ke 100 kile deri tani…”

 

Në operacion u arrestuan 10 persona, ndërsa 6 të tjerë janë shpallur në kërkim. GJKKO konfirmoi masën “arrest në burg” për Ervis Çelën dhe 6 të tjerë. Franc Çopja ishte arrestuar më parë në Belgjikë.

Organizata e Franc Çopjas dhe Ervis Çelës: Miliarda euro

Organizata e Franc Çopjas dhe Ervis Çelës: Miliarda euro

Organizata e Franc Çopjas dhe Ervis Çelës: Miliarda euro

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme