Kronika 3 April 2026, 16:25 Nga VNA

Operatori i Blerjeve të Përqendruara i jep pa garë 1.7 mld lekë kompanisë që hetohet për fondet e IPARD

Ndaje në Whatsapp

Operatori i Blerjeve të Përqendruara i jep pa garë 1.7 mld

Operatori i Blerjeve të Përqendruara duket se nuk e ka marrë kot stafetën për të dhuruar tenderët e shëndetësisë tek kompanitë, pa garë. Së fundmi, institucioni në fjalë ka shpallur fituesin e tenderit që ka për qëllim furnizimin e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" me lëndë djegëse “Gazoil <0.1%”.

Në terma më të thjeshtë, bëhet fjalë për furnizimin me naftë të pastër të disa repartëve të QSUT për 2 vite rresht si: Repartin e Ngrohjes së Neurokirurgjisë, Repartin e Ngrohjes së Neurologjisë, Repartin e Ngrohjes pranë Spitalit Francez, Repartin e Ngrohjes pranë Spitalit Kardio-Kirurgjik dhe Repartin e Ngrohjes pranë Pediatrisë.

Vlera totale e këtij tenderi është 1.7 miliardë lekë, ndërsa në të ka marrë pjesë vetëm operatori “RESULI - ER” SHA. Kaq ka mjaftuar që Operatori i Blerjeve të Përqendruara të shpallë fitues subjektin në fjalë, në mungesë të garës.

Operatori i Blerjeve të Përqendruara i jep pa garë 1.7 mld 

Operatori i Blerjeve të Përqendruara i jep pa garë 1.7 mld

Pa shqetësim nga konkurrenca, kompania ka ofruar edhe ofertën sa 100% e vlerës së tenderit. Me këtë mënyrë, është e vështirë për të kuptuar se kush cakton fondin limit të tenderit, autoriteti prokurues apo vetë kompania.

Operatori i Blerjeve të Përqendruara i jep pa garë 1.7 mld

Megjithatë, subjekti në fjalë vazhdon të jetë i preferuar i institucioneve të shtetit, ndonëse aktualisht është nën hetim nga SPAK në lidhje me dosjen e ish-kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi, për fondet IPARD. Sipas informacioneve, “Resuli ER” sh.p.k. po hetohet për përvetësim tokash, fonde IPARD dhe pastrim parash në ndërtime, pasuri dhe aksione në resorte, përmes shitblerjeve fiktive dhe bilanceve të rreme.

Ndërkohë, Operatori i Blerjeve të Përqendruara është një shoqëri me kapital shtetëror, e krijuar nga Këshilli i Ministrave për realizimin e prokurimeve për institucionet publike. Së fundmi, ka marrë përsipër procedurat për institucionet e shëndetësisë. Në vend që të veprojë me transparencë, kjo shoqëri duket se vazhdon të ndjekë të njëjtin avaz me tenderat pa garë.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, VNA publikoi raportin e Komisionit të Prokurimeve Publike (KPP), i cili rendiste Operatori i Blerjeve të Përqendruara si institucioni me më shumë ankesa për tenderat që zhvillon. Madje, raporti theksonte se 37% e ankesave nisin që te dokumentet e tenderit, gjë që tregonte se zyrtarët përgjegjës vazhdojnë të qepin kostume me porosi, ku kriteret vendosen aq specifike sa t’i përshtaten vetëm “klientit” të paracaktuar.

Por këto informacione duket se bien në vesh të shurdhët, pasi qeveria i ka lënë dorë të lirë operatorit që i ka besuar prokurimet.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme