Kronika 14 September 2025, 11:24 Nga VNA

Operacioni kundër skemave piramidale, gjashtë të arrestuar, dy në kërkim

Ndaje në Whatsapp
Operacioni kundër skemave piramidale, gjashtë të arrestuar, dy

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Fierit zhvilluan një operacion të gjerë kundër një rrjeti të organizuar mashtrimi përmes skemave piramidale online, i cili preku kryesisht qytetarët në Divjakë dhe Lushnjë. Operacioni, i koduar “XUEX”, çoi në arrestimin e gjashtë personave dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve.

Hetimet zbuluan se grupi përdorte platforma investimi të rreme ku qytetarëve u premtohej fitim i menjëhershëm në këmbim të investimeve me kriptomonedha si USDT dhe TRON. Për të përfituar më shumë, investitorët duhej të rekrutonin të paktën pesë persona të tjerë, duke ndjekur strukturën klasike piramidale.

Grupi operonte përmes grupeve të mbyllura në Telegram, ndërsa përdorimi i kriptomonedhave shërbente për të krijuar një iluzion sigurie dhe për të shmangur gjurmimin e fondeve.

Operacioni u zhvillua në Fier, Lushnjë, Divjakë, Tiranë, Dibër, Berat dhe Gramsh, duke përfshirë 83 kontrolle në persona, banesa dhe biznese.

Të arrestuarit janë:

Arbër Çela, 38 vjeç, Lushnjë
Emanuel Taullau, 21 vjeç, Lushnjë
Flavio Mukaj, 23 vjeç, Lushnjë
Marius Kodra, 28 vjeç, Tiranë
Brunilda Todi, 38 vjeçe, Divjakë
Brunilda Ndini, 38 vjeçe, Divjakë


Të shpallur në kërkim janë:

Ereledio Shebeku, 35 vjeç, Divjakë
Adiola Shebeku 29 vjeçe, Divjakë

Gjatë kontrolleve u sekuestruan 50 celularë, 11 kompjuterë, 1 DVR, 2 hard disk, 1 automjet, 4.2 milion lekë, 28 mijë euro, 1,750 dollarë, 340 franga zvicerane dhe 6 llogari kriptomonedhash. Autoritetet përdorën teknologji të avancuar për të ndjekur transaksionet dhe për të identifikuar rrjedhën e fondeve.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme