Kronika 24 February 2026, 15:50 Nga VNA

Operacioni kundër mashtrimit me “Call Center”, Apeli i GJKKO liron nga burgu katër persona

Ndaje në Whatsapp
Operacioni kundër mashtrimit me “Call Center”, Apeli i GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për çështjen penale lidhur me skemën e mashtrimit me “Call Center”-a të zbuluar së fundmi. Sipas njoftimit zyrtar, gjyqtarja Iliriana Olldashi vendosi lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë për të hetuarit K.K dhe H.Xh, duke ruajtur ndaj tyre masën e sigurimit personal “arrest në burg”.

Ndërkohë, gjykata miratoi vendimin edhe për të hetuarit E.M, E.Gj, R.Gj dhe D.Q sa i takon vlerësimit si të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të kryer më 17 janar 2026.

Për këta katër të fundit, Apeli ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest në shtëpi”, duke urdhëruar që të mos largohen nga banesa e deklaruar. Gjykata vendosi gjithashtu lirimin e menjëhershëm të tyre nga paraburgimi, nëse nuk mbahen për ndonjë shkak tjetër ligjor.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme