Kronika 25 December 2025, 12:09 Nga VNA

Operacioni antidrogë në Tiranë, mes të arrestuarve edhe dy punonjës të “ONE Albania”

Ndaje në Whatsapp
Operacioni antidrogë në Tiranë, mes të arrestuarve edhe dy

Një operacion i gjerë antidrogë i Policisë së Tiranës ka përfunduar me arrestimin e 22 personave, të dyshuar për përfshirje në një grup kriminal që merrej me trafikun e lëndëve narkotike.

Mes të arrestuarve janë edhe disa emra të lidhur me kompaninë telefonike ONE Albania. Bëhet me dije se në pranga kanë rënë edhe Erald Sina, Drejtues i Departamentit të Zyrave dhe Pasurisë në ONE Albania, dhe Artan Pullazi, Team Leader në të njëjtën kompani.

Kujtojmë se Erald Sina disa muaj më parë ishte marrë nën hetim për fshehjen e një incidenti të ndodhur në ambientet e kompanisë. Më 25 dhjetor, rreth orës 02:30, dy shtetas të maskuar hynë në pikën e ONE Albania në zonën e Laprakës dhe dëmtuan drynin e derës së pasme. Ngjarja u konstatua nga punonjësi i sigurisë Gentian Koçi, i cili ka deklaruar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale. Incidenti nuk u njoftua menjëherë tek organet e ligjit, por vetëm tek drejtuesit teknikë dhe grupi privat i sigurisë së kompanisë.

Personat e arrestuar sot janë:

Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela, Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa, Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.

Çfarë u sekuestrua gjatë operacionit:

Rreth 500 gramë kokainë

10 kg Cannabis Sativa dhe 100 doza të gatshme për shpërndarje

5 automjete

28 telefona celularë

6 peshore elektronike

3 000 euro cash

Burime nga policia bëjnë me dije se 5 persona ishin arrestuar më parë në operacione të mëparshme, ndërsa 6 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim dhe identifikuar si pjesë e grupit kriminal.

Hetimet kanë zbuluar se aktiviteti i shitjes së narkotikëve shtrihej në disa zona të Tiranës, përfshirë Bllok, Kamëz, Laprakë, Selitë, Tiranë e Re, Shkozë, Ali Demi, Xhamllik, Pazari i Ri, Shkolla e Kuqe, Astir, Myslym Shyri dhe Komuna e Parisit. Lëndët narkotike shiteshin në lokale, tabakino, taksi dhe shpërndaheshin edhe nën maskimin e porosive të ndryshme.

Hetimet vijojnë për identifikimin e të gjithë pjesëtarëve të grupit dhe ndalimin e aktivitetit të paligjshëm në kryeqytet.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme