Kronika 21 April 2026, 18:17 Nga VNA

OKB në Kosovë përshëndet aktgjykimin për vrasjen e Liridona Ademajt

Ndaje në Whatsapp
OKB në Kosovë përshëndet aktgjykimin për vrasjen e

Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka përshëndetur aktgjykimin e sotëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë për rastin Liridona Ademajt.

Në reagimin zyrtar, OKB thekson se vendimi sjell drejtësi për një rast që kishte tronditur thellë opinionin publik në Kosovë dhe dërgon një mesazh të qartë se femicidi dhe dhuna ndaj grave nuk do të mbeten pa përgjigje ligjore.

“Ne qëndrojmë pranë fëmijëve të saj, familjes dhe të gjithë të prekurve, dhe ritheksojmë nevojën për veprim më të fuqishëm dhe të qëndrueshëm për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave,” thuhet në deklaratë.

Po ashtu, OKB në Kosovë ka riafirmuar angazhimin për të mbështetur institucionet vendore në forcimin e mekanizmave të parandalimit, mbrojtjes dhe qasjes në drejtësi, si dhe në koordinimin e përpjekjeve për t’i dhënë fund dhunës me bazë gjinore.

Deklarata është bërë nga Koordinatori i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Stephen O’Malley, në emër të Ekipit të OKB-së në Kosovë.

Rreth 60 gra janë vrarë në Kosovë që nga viti 2010 në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë.

Më 12 prill 2024, Erona Cokli, 21-vjeçare, u vra nga bashkëshorti i saj në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj.

Katër ditë më vonë, më 16 prill, po nga bashkëshorti u vra edhe 43-vjeçarja Gjyljeta Ukella, në Pejë.

Më 21 janar 2026 një grua tjetër u vra, autori i krimit në Dragash dyshohet të jetë i biri i saj.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme