Kronika 28 November 2025, 10:13 Nga VNA

Oficeri i antiterrorit Igli Haxhiaj lihet në burg për bashkëpunim me grupin e trafikut të kokainës

Ndaje në Whatsapp
Oficeri i antiterrorit Igli Haxhiaj lihet në burg për bashkëpunim

Gjykata e Posaçme vendosi të lërë në qeli Igli Haxhiajn, oficer i antiterrorit në Policinë e Shtetit.

Ai akuzohet për lidhje me grupin kriminal të drejtuar nga Elvis Doçi i njohur si Visi i Pojës që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Italisë. Hetimet zbuluan se Haxhiaj shiste sekrete sekrete hetimore grupit kriminal dhe këtë e bënte kundrejt rryshfetit.

Në kohën kur dyshohet se ka kryer veprën penale ai mbante detyrën e oficerit te Forcat Operacionale.

Në Shqipëri në kuadër të këtij operacioni u arrestuan edhe 3 persona të tjerë për llogari të Prokurorisë së Breshias. Ndërsa u ushtruan kontrolle në 21 banesa. Grupi kriminal ka trafikuar kokainë me vlerë 12 mln euro.

Sipas mediave italiane, në kuadër të operacionit janë ndaluar këta persona:

Vincenzo Bruno
Arlin Buzali
Donald Cala
Gazmend Ferhati
Elton Gjegja
Adriatik Hasa
Erion Kapidani
Oltion Lala
Asti Llupi
Denis Myttiu
Altin Shehaj
Gazmend Shehu
Bledin Doci
Elvis Doci
Juljan Hyka
Eduart Leba
Gentian Shaba
Ogert Shqevi
Denis Tafili
Indrit Tafili
Klodian Vata

Arrestime në Itali – në arrest shtëpie:

Giuseppe Iorio
Erald Salla
Enkeleid Tirjaku

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme