Një oficer i forcave speciale RENEA, 5 policë dhe një person tjetër dyshohet se ishin përfshirë në veprimtarinë e paligjshme të basteve online. Ndaj 3 prej tyre u caktua masa e arrestit në shtëpi, ndërsa për 4 të tjerët ndalimi për të dalë jashtë vendit.
Hetimi ishte çelur nga prokuroria e Elbasanit fillimisht për një cështje që lidhej me fajdet.






















