Kronika 7 September 2025, 10:29 Nga VNA

Nuredin Dumani në reanimacion, iu nënshtrohet analizave pas dyshimeve për helmim

Ndaje në Whatsapp
Nuredin Dumani në reanimacion, iu nënshtrohet analizave pas dyshimeve

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani është shtruar në reanimacionin e Kardiologjisë në qendrën spitalore Universitare Nënë Tereza. Ai u trasferua mbrëmjen e kaluar nga paraburgimi 313 ku ruhet nën masa të rrepta sigurie drejt urgjencës së QSUT për shkak se shfaqi probeme me zemrën dhe frymëmarrjen.

Gjatë ditës së sotme, Dumani, po iu nënshtrohet analizave të thelluara nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, për të konfirmuar shkaqet e gjendjes së tij shëndetesorë, por edhe për të përjashtuar ndonjë tentativë kriminale në adresë të tij.

Nuredin Dumani, për shkak të statusit si i penduar i drejtësisë, ruhet nën masa të rrepta sigurie pasi për shkak të emrave të botës së krimit që ka ekspozuar jeta e tij është në rrezik. Në dëshminë e tij ai ka rrëfyer dhjetra krime të rënda dhe ka ekspozuar bosë të krimit, si Suel Cela, Ervis Martinaj e Franc Copja.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme