Kronika 14 August 2025, 16:06 Nga VNA

“Nuk dijmë ku me çu lekët…!” Organizata kriminale Çela-Çopja, si u investuan miliona euro në lingota floriri.

Ndaje në Whatsapp
“Nuk dijmë ku me çu lekët…!” Organizata

Organizata kriminale e drejtuar nga Ervis Çela dhe Franc Çopja, që u godit nga SPAK pak ditë më parë në kuadër të një hetimi të gjerë, dyshohet të ketë pastruar miliona euro pasuri në Shqipëri, në ndërtimin e resorteve, pallateve apo ngritjen e bizneseve të ndryshme, ndërsa ka investuar miliona të tjera në kriptomonedha dhe lingota ari.

Në një nga bisedat e zbardhura në SKY ECC mes Ervis Çelës dhe Franc Çopjas, ku i fundit e këshillon mikun e tij që e furnizonte me tonelata kokainë që të mos mbajë para cash por të investojnë në flori.

Shqetësimi kryesor i Ervis Çelës është se nuk ka ku të mbajë paratë cash, një pjesë të të cilave rezulton t’i ketë groposur në bashkëpunim me vëllain e tij.

“Nuk dijmë ku me çu lekët…”, i shkruan Ervis Çela kreut të organizatës Copja, Franc Çopja. Biseda mes tyre zhvillohet në shkurt të 2021.

Çopja i thotë se duhet të investojnë në flori. “Flori shok, do të jap unë kontakt, do t’i kthej të gjitha në Shqipëri…”, i përgjigjet Çopja.

Ai më pas i dërgon një fotografi të lingotave të arit dhe i shkruan: “20/30 kile çdo ditë. Bëni 1,000 kile flori…”.

Në vijim të bisedës, Franc Çopja e informon Çelën se ka arritur të blejë të paktën 110 kg flori. “Me 55 është toni… Unë vetë kam arrit ke 110 kg deri tani. Si do bëj 300 kile për 2 javë. Po të lë kontaktin e të vazhdojë për ty…”.

Në një bisedë të zhvilluar mbrëmjen e 6 shkurtit 2021, Ervis Çela komunikon me vëllain e tij Albin Çela, ku i fundit e informon se ka groposur të paktën 4-5 mln euro. “Bona i grop sonte…”, i shkruan Albini. “Sa fute?” – e pyet Ervisi.

“4 cop, 5 mln i futa atje në magazinë. Do i hedh i beton sipër. Po kam frikë kënej për bacen se marrin lagështi. Mos u mërzit se i rregulloj unë. Do blej 500 kile flori, nuk mbahen lekët në gropë gjithë jetën…”, shkruan Ervisi.

Organizata kriminale, sipas SPAK, ka trafikuar të paktën 17 tonë kokainë. Ervis Çela, që ka jetuar një kohë të gjatë në Paraguaj, dhe 4 vëllezërit e tij, Riza, Ardjan dhe Albin Çela nga Peqini, Franc Çopja, kreu i organizatës Copja dhe Fadil alias Jul Balla, presidenti i klubit sportiv Erzeni, dyshohet të jenë protagonistët kryesorë të trafikut të drogës. Hetimet për këtë dosje janë duke vijuar, ndërsa janë sekuestruar të paktën për momentin pasuri me miliona euro.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme