Kronika 4 September 2025, 12:43 Nga VNA

Nuk deklaroi fitimet me vlerë 1 mln euro, Policia e Tiranës bllokon spitalin privat Sante Plus

Ndaje në Whatsapp
Nuk deklaroi fitimet me vlerë 1 mln euro, Policia e Tiranës bllokon

Policia e Tiranës bllokoi spitalin privat Internacinal Medical Care Hospiatl, ish Spitali Sante Plus, pasi nuk ka deklaruar fitime me vlerë 1 mln euro.

Në pranga përfundoi administrator Edmond Zaja, ndërsa u shpallën në kërkim bashkëaksionerët, shtetasi turk Bilal Kara dhe Geriana Arapi.

Nga hetimet rezultoi se shërbimet spitalore kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim, ndërsa në spital punonin shtetas të pasiguruar.

Njoftimi:

Sot me date 03.09.2025, nga Seksioni per Krimit Ekonomik e Finaciar eshte ushtruar kontroll na subjektin tregetar Internacinal Medical Care Hospiatl, ish Spitali Sante Plus, me administaror shtetasin Edmond Zaja, nga kontrolli eshte konstatuar:

medikamente te dyshuara te kontabanduara, medikamete me data skadence te perfunduar, mandate pagesash jo tatimore, 5 punonjes te pa regjistruar, nuk kishte kase fiskale.
Lidhur me rastin po behet arrestimi i shtetasi Edmond Zaja, eshte bere shpallja ne kerkim e shtetasve Bilal Kara( shtetas) Turk, dhe Gerjana Arapi.

Deri me tani eshte bere mbledhja nje pjese te farurave te arketimit te pa deklaruara ne sistemin tatimore ku deri ne keto momete rezultojne te arketuara mbi 350.000 euro.

Gjatë periudhës hetimore disamujore, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, si dhe nga kontrollet në subjekt, u konstatua se nëpërmjet lëshimit të faturave të pafiskalizuara, ishte kryer evazion fiskal me vlerë mbi 1 000 000 euro. Gjithashtu, në spital përdoreshin medikamente të dyshuara të kontrabanduara, të ndaluara për përdorim, nga autoritetet kompetente, si dhe ishin punësuar pa u siguruar, 5 shtetas.

Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për provimin e plotë të këtyre veprimtarive kriminale.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme