Kronika 31 December 2025, 13:22 Nga VNA

Një vit që na mori fëmijët. Thirrje për reflektim nga familjet dhe institucionet shqiptare

Ndaje në Whatsapp
Një vit që na mori fëmijët. Thirrje për reflektim nga

 

Ky është një homazh për të miturit që humbëm gjatë vitit 2025 dhe një thirrje e domosdoshme për reflektim nga familjet, shoqëria dhe institucionet shqiptare.

Erion Boba, 15 vjeç, nxënës i vitit të parë në shkollën “Dom Nikoll Kaçori”, u godit me thikë mesditën e 25 nëntorit 2025 në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Ai u plagos rëndë me katër goditje dhe ndërroi jetë pak ditë më vonë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Nga hetimet rezultoi se Erioni, bashkë me dy shokë të mitur, kishte udhëtuar me një automjet për t’u takuar me disa të mitur të tjerë për një takim “sqarues”, pasi një prej miqve të tij ishte konfliktuar dhe ishte ofenduar në rrjetin social TikTok. Në momentin që dy grupet u takuan, ata u përleshën dhe një 14-vjeçar me inicialet M.K. e goditi Erion Bobën katër herë me thikë, plagë që i morën jetën.

Hetimet provuan se mes viktimës dhe autorit nuk kishte pasur konflikt të drejtpërdrejtë. Sherri kishte lindur mes mikut të Erion Bobës dhe vëllait të autorit të dyshuar.

Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi më 14 gusht në fshatin Pirg të Maliqit, ku Eneido Guri, 14 vjeç, vrau me thikë Erald Xhejon. Sipas hetimeve, autori i dyshuar kishte xhiruar gomat e makinës para lokalit të xhaxhait të viktimës në fshatin Zvirinë. Ditën e ngjarjes, Erald Xhejo dhe një shok i tij kishin shkuar për t’u qethur dhe, sapo panë Eneido Gurin duke kaluar me makinë, e thirrën të ndalonte për t’u sqaruar. Mes tyre nisi një debat verbal, i cili më pas u përshkallëzua në konflikt fizik. Në një moment, Eneido Guri nxori thikën dhe e goditi për vdekje Erald Xhejon.

Pas ngjarjes, Eneido Guri u fsheh nga familjarët. Përveç tij, u arrestuan edhe babai, Edison Guri, dhe xhaxhai, Roland Guri. Të dy u liruan më vonë nga Gjykata e Apelit, e cila vendosi masën e arrestit në shtëpi.

Një tjetër plagë e rëndë e këtij viti ishte vetëvrasja e Irsa M., 17 vjeçe, e cila i dha fund jetës në banesën e saj në Gjirokastër, për shkak të bullizmit në shkollë. Prokuroria e Gjirokastrës nisi hetimet për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, pasi në dhomën e saj u gjet një letër ku ajo fliste për bullizmin që përjetonte.

“Pse më bullizojnë mua?”, shkruante ndër të tjera 17-vjeçarja.

Këto tre ngjarje dëshmojnë se të miturit janë gjithnjë e më të rrezikuar: për shkaqe nga më banalët nxjerrin thikën dhe vrasin njëri-tjetrin, ose i japin fund jetës. Nisur nga këto raste, por edhe nga vrasje të tjera të rënda të ndodhura më herët, familjet, shoqëria dhe institucionet duhet të reagojnë urgjentisht, për të krijuar një mjedis më të sigurt për fëmijët.

Sepse një vit që mbyllet me kaq shumë jetë të njoma të humbura nuk mund të mbyllet pa pyetje, pa reflektim dhe pa përgjegjësi.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme