Kronika 31 Dhjetor 2025, 11:47 Nga VNA

Një vit gjaku dhe hakmarrjeje. Krimet që tronditën vendin në 2025

Ndaje në Whatsapp

Një vit gjaku dhe hakmarrjeje. Krimet që tronditën vendin në

Nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit deri tek atentati mafioz pranë Aeroportit të Rinasit. Ja cilat janë ngjarjet kriminale që tronditën vendin përgjatë 2025.

5 janar 2025

Ngjarja e parë e rëndë për 2025 ishte vrasja e Ramazan Mataj në fshatin Dragoc në Shkodër. Ai u qëllua për vdekje brenda automjetit të tij. Për ekzekutimin e Mataj janë arrestuar vëllezërit Arjon dhe Klisman Hasaj. Dyshohet se krimi ndodhi pasi Mata kishte lidhje me motrën e autorëve dhe ishte bërë shkak për dy divorce të saj.

Një vit gjaku dhe hakmarrjeje. Krimet që tronditën vendin në


12 janar 2025

Vritet biznesmeni Bujar Nasufi teksa parkonte makinën e tij në rrugën “Myrte Zeneli” në Tiranë. Krimi ndodhi në sytë e gruas së 56-vjeçarit. Vrasja dyshohet se u porosit nga vëllezërit Voltan e Jugert Xhani.

Një vit gjaku dhe hakmarrjeje. Krimet që tronditën vendin në


13 janar 2025

Ekzekutohet në Vlorë Kristian Marku alias Kristi Bardhi. Viktima po udhëtonte në rrugën Fier-Vlorë me makinë të marrë me qira kur u qëllua me breshëri kallashnikovi në afërsi të fshatit Novoselë. Marku ishte nipi i Ardian Bardhit, që ishte vrarë më herët. Vrasja dyshohet se ndodhi për motive hakmarrje mes Bardhi e Reci në Rrëshen të Mirditës.

Një vit gjaku dhe hakmarrjeje. Krimet që tronditën vendin në


24 janar 2025

Vritet postieri Lulzim Visha 200 metra larg banesës së tij në Zall Mner të Tiranës. Për vrasjen u arrestua 24 orë më vonë, Eduart Lami, 37-vjeç, i cili u lirua më vonë për mungesë provash. Ndërsa është në kërkim Ervis Lami. Vrasja dyshohet se ndodhi për shkak të përplasjes mes Vishën dhe Ervis Lamit për një pronë.

Një vit gjaku dhe hakmarrjeje. Krimet që tronditën vendin në


18 shkurt 2025

Në Shkodër Kolë Manaj vret me armë zjarri bashkëjetuesen, Anila Ndoka brenda në makinë. Më pas ai vrau veten.

Një vit gjaku dhe hakmarrjeje. Krimet që tronditën vendin në


22 shkurt 2025

24-vjeçarja palestineze Rayan Alwan u vra me thikë nga babai i saj Fadi Alwan në një apartament të marrë me qira në Tiranë. Fadi Alwan u arratis nga vendi.

Një vit gjaku dhe hakmarrjeje. Krimet që tronditën vendin në


27 shkurt 2025

Pavlin Preka u qëllua për vdekje dhe për krimin janë arrestuar pak ditë më parë Vasel Koçekun dhe Klaudio Lisaj. Krimi dyshohet se ndodhi pasi Preka planifikonte të rrëmbente vajzën e mitur të familjes Koceku, pasi familja kishte refuzuar t’i jepte dorën e saj.

Një vit gjaku dhe hakmarrjeje. Krimet që tronditën vendin në


17 prill 2025

Vritet në Pllanë të Lezhës në lokalin në pronësi të tij, Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimi alias Sidorel Prendi. Djali i tij u ekzekutua në 2024 në Greqi dhe dyshohet se vrasja e babait ndodhi për motive hakmarrje. Sidorel Prendi ishte një prej armiqve të përbetuar të Ervis Martinaj, mbretit të kumarit të zhdukur pa gjurmë prej gushtit 2022.

Një vit gjaku dhe hakmarrjeje. Krimet që tronditën vendin në


1 qershor 2025

Qëllohet për vdekje në derën e banesës së tij në Lezhë, Pjetër Kaza. Krimi dyshohet se ndodhi për motive gjakmarrja mes fiseve Gjini dhe Kaza e nisur që në 1994. Më herët Pjetër Kazës i ishin vrarë dhe dy vëllezër të tjerë.

Një vit gjaku dhe hakmarrjeje. Krimet që tronditën vendin në


4 qershor 2025

Ermir Dedja anëtar i klanit kriminal Avdyli me bazë të Shijak të Durrësit, u qëllua në lagjen 18 në Durrës. Ai po ecte në këmbë kur ndaj tij u derdh një breshëri kallashnikovi.

Si të dyshuar për ngjarjen janë arrestuar Erion Ndoni dhe Klodian Berisha, ndërsa është shpallur në kërkim Xhuljano Dyrmishi.

Një vit gjaku dhe hakmarrjeje. Krimet që tronditën vendin në


4 gusht 2025

Vritet Frrok Lleshaj. Dyshohet se krimi ndodhi për motive për motive gjakmarrje. Familja Lleshaj ishte në hasmëri me dy familje të tjera që në 1990 dhe për fat të keq gjakmarrja kishte shkaktuar 5 viktima.

Një vit gjaku dhe hakmarrjeje. Krimet që tronditën vendin në


4 shtator 2025

Ekzekutohet në një lokal pranë “Kinema Republika” në qendër të Shkodrës, Kristian Kola 34 vjeç. Ai ndodhej në tavolinë me një person tjetër, por ai i mbijetoi sulmit me armë.

Një vit gjaku dhe hakmarrjeje. Krimet që tronditën vendin në


8 shtator 2025

Masakër në një local në Shkodër. Nga një sulm me armë u qëllua për vdekje Armando Pali dhe Liridon Kraja (alias Lusha), ndërsa u plagosën Erogen Vaso Brajovic, si dhe kamarierja e lokalit. Autor i krimit ishte Ragip Gila, i cili u arrestua disa orë pas masakrës.

Shënjestër dyshohet se ishte Erogen Vaso Brajovic, vëllai i Denis Vaso Brajovic, i akuzuar nga SPAK për vrasje në kuadër të procesit Metamorfoza.

Një vit gjaku dhe hakmarrjeje. Krimet që tronditën vendin në


6 Tetor 2025

Gjyqtari i Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Astrit Kalaja u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit teksa shpalli një vendim për një konflikt pronësie. Elvis Shkambi u identifikua si autor i vrasjes dhe u dorëzua tek policia menjëherë pasi shkrepi këmbëzën ndaj gjyqtarit. Në pranga përfundoi dhe xhaxhai i tij Gjon Shkambi.

Elvis e Gjon Shkambi kishin konflikte gjyqësore me disa familje të tjera për një godinë në Shkodër dhe proceset zgjatnin prej vitesh. Vrasja e Kalasë ishte akti më i rëndë kriminal që ndodhi në vend përgjatë 2025.

Një vit gjaku dhe hakmarrjeje. Krimet që tronditën vendin në


11 nëntor 2025

Ekzekutohet tek rrethrrotullimi i Rinasit në afërsi të aeroportit Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe agjenti i AMP-së, Muçi Shaliani alias Sheqeri. Të dy sapo ishin kthyer në Spanja. Gilmando Dani ishte liruar nga burgu ku vuajti dënimin për gjobëvënie në kuadër të grupit të drejtuar nga Shullazi.

Një vit gjaku dhe hakmarrjeje. Krimet që tronditën vendin në


30 nëntor 2025

Vritet në ambientet e biznesit të tij “Xhaxhi Oil” në Elbasan, në lagjen “Emiri Metraxhiu”, Mondi Mëhalla. Ai u qëllua për vdekje brenda automjetit të tij. Për vrasjen e pronarit të kompanisë “El Taxi” janë arrestuar disa persona, ndërsa është shpallur në kërkim Oklid El Ouejdi.

Një vit gjaku dhe hakmarrjeje. Krimet që tronditën vendin në

Video

Disa ishuj në Paqësorin Jugor, Zelanda e Re, Tonga dhe Samoa kanë filluar të festojnë Vitin e Ri. Ishulli i Kiritimati, i njohur si Ishulli i Krishtlindjes, është vendi i parë në botë që ka hyrë në vitin 2026. Ky vend bën pjesë në Kiribati, një komb i Oqeanit Paqësor, i vendosur në jug të Havait dhe verilindje të Australisë. Kiribati, i përbërë nga disa atole, u bë i pavarur nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1979 dhe ka një popullsi prej rreth 116,000 banorësh. Fishekzjarrët janë një mënyrë universale për të festuar vitin e ri, nga Porti i Sidneit në Australi deri në Plazhin e Kopakabanës në Rio de Janeiro, Brazil.

Itali/ Gjashtë të plagosur, mes tyre edhe një vajzë e vogël, dhe njëqind persona të bllokuar. Ky është bilanci dramatik i aksidentit që ndodhi në impiantin e teleferikut të Macugnaga-s, në zonën Verbano-Cusio-Ossola në Piemonte. Ngjarja ndodhi në stacionin e sipërm të Monte Moro-s, në rreth 2.800 metra lartësi, pasi kabina dyshohet se ka mbërritur me shpejtësi të tepërt në stacionin e mbërritjes. https://www.vna.al/bota/itali-aksident-ne-teleferikun-e-monte-moro-ne-macugnaga-tre-te-plagosur-dhe-i18416

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ku një person është gjetur i djegur plotësisht në një ambient të përshtatur si banesë, në katin e parë të këtij pallati. Rrethanat e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta. Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse është bërë pasi banorët e pallatit kanë sinjalizuar praninë e erës së djegies dhe tymit. Zjarrfikësit kanë hapur me forcë qepenin e ambientit, ku kanë gjetur një person te moshuar mashkull pa shenja jete.

Rama e ngre per vajzat dhe gratë e PS...

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme